Vritet njëra ndër gorillat më të njohura në Ugandë
Hetimi ka treguar se gorilla Rafiki është vrarë me një mjet të mbrehtë, ndërsa të dyshuarin për vrasje e kërcënon burgimi i përjetshëm
Katër njerëzve, të cilët janë arrestuar në Ugandë u kërcënohet burgimi i përjetshëm apo dënimi me para prej 5,4 milionë dollarësh në qoftë se do të shpallen fajtorë për vrasjen e njërës prej gorillave më të njohura të malit në atë vend.
Hetmi ka treguar se gorilla Rafiki është vrarë me një mjet të mbrehtë, i cili i ka depërtuar në organe.
Në Ugandë kanë mbetur vetëm edhe pak më shumë se 1.000 gorilla të malit, ndërsa shërbimi për mbrojtjen e natyrës vdekjen e Rafikit e ka përshkruar si “goditje të rëndë”, bëjnë të ditur mediet britanike. Rafiki ka qenë rreth 25 vjet i vjetër dhe udhëheqës i kopesë prej 17 gorillash.
“Për shkak të vdekjes së tij grupi do të bëhet jostabil dhe ka mundësi që të shpërbëhet”, thotë Bashir Hangi nga shërbimi për mbrojtjen e natyrës, duke theksuar se të tjerët nga kopeja më nuk do të duan të kenë kontakt me njerëzit.
Rafiki ka qenë shumë popullor ndër vzitorët e Parkut kombëtar Bvindi.
Ai është zhdukur më 1 qershor, ndërsa trupi i është gjetur një ditë më vonë.
I dyshuari, i cili është gjetur në fshatin fqinj me pajisje gjuetie, ka pranuar se edhe me tre njerëz të tjerë ka gjuajtur kafshë më të vogla në park, ndërsa Rafikin e ka vrarë në vetëmbrojtje.
Burimi: Mondo
Foto: Shuterstock