I hedhim kahmos, sa kohë u duhet të shpërbëhen mbeturinat?

Njeriu dhe natyra

Përveç ngrohjes globale, bota është e kërcënuar nga një rrezik tjetër: mbeturinat. Riciklimi është ende në zhvillim e sipër, dhe a e dini sa kohë duhet për t’u dekompozuar secili lloj i mbeturinave?

Plastika

Ne paketojmë pothuajse gjithçka në këtë material dhe plastika është bërë një dukuri shumë normale në botën moderne. Çdo vit, njerëzit konsumojnë 1.6 milion fuçi vaji vetëm për të bërë shishe plastike. Nga ana tjetër, natyra kërkon rreth 1000 vjet për ta shpërbërë një objekt plastik, ndërsa një qese plastike zgjat rreth 240 vjet.

Kanaçe

Çdo minutë, mbi 120,000 kanaçe alumini riciklohen në Shtetet e Bashkuara. Në të njëjtën kohë, çdo tre muaj, amerikanët hedhin aq shumë kanaçe sa të mund të ndërtojnë disa aeroplanë. Alumini zgjat midis 80 dhe 200 vjet për tu dekompozuar plotësisht.

Xhami

Edhe pse riciklimi i këtij materiali është shumë i thjeshtë dhe kryhet nga shkrirja, përsëri, qelqi shpesh hidhet. Xhamit i duhen disa miliona vjet për t’u dekompozuar, dhe disa ekspertë besojnë se nuk mund të shpërbëhet.

Letra

Letra është gjëja më e ricikluar në botë, ndërsa duhen midis dy dhe gjashtë javë për t’u dekompozuar.

Mbeturinat organike

Edhe pse shumë njerëz mendojnë se është më pa dhimbja hedhja e ushqimeve, duhet të keni parasysh që, për shembull, lëvozhgës së portokallit i duhen gjashtë muaj për t’u dekompozuar, ndërsa për mollëve ose bananeve u duhen rreth një muaj.

Më poshtë, lexoni sa kohë duhet që të shpërbëhen disa lloje të tjera të mbeturinave:

Gota plastike – 50 vjet
Pambuku – tre muaj
Këpucë lëkure – midis 25 dhe 40 vjet
Bateritë – 100 vjet
Biletat e autobusëve / trenave – dy javë
Mobilje prej druri – nga dhjetë në pesëmbëdhjetë vjet
Vatë sanitare – nga 500 në 800 vjet
Stiropori – nuk dekompozohet
Gomat – nuk shpërbëhen bio

Burimi: saveonenergy
Foto: BB Green Kosova

Leave a Reply