Ne s’mundemi pa natyrën, por a ia del natyra pa ne?
Çfarë do të ndodhte vërtet me Tokën dhe botën e gjallë në të, sikur njerëzit të zhdukeshin?
Foto: BB Green Kosova
Në sheshin kryesor të Prishtinës, gjatë qëndrimit mbyllur të njerëzve për shkak të epidemisë së virusit korona, ka mbirë bari. Mediat e botës kanë shënuar se në afërsi të qyteteve janë shfaqur kafshë të egra, madje ato edhe kanë hyrë nëpër rrugët e tyre të boshatisura. Por, çfarë do të ndodhte sikur njerëzimi të zhdukej vërtet?
Me sa na flet shkenca, Toka ekziston për rreth 4,5 milirdë vjet, ndërsa njerëzit e quajnë shtëpi të tyren për vetëm 200 mijë vjet. Prandaj është logjike të thuhet se planeti ynë ka ekzistuar dhe është zhvilluar para nesh, e këtë do të vazhdojë ta bëjë edhe pasi që njëherë njerëz nuk do të ketë. Ja se çfarë do të ndodhte sikur njerëzit të zhduken sipas ekspertëve e shkencëtarëve:
Pas disa orësh
Sikur njerëzit të zhduken, nuk do të duhej pritur gjatë që efekti të ndjehej në botë. Për vetëm disa orë do të ndodhnin ndryshime tronditëse, ndërsa planeti çfarë e njohim do të ndryshonte përgjithmonë. Meqë shumicën e termocentraleve anembanë botës i vënë në lëvizje lëndet djegëse fosile, të cilat i prodhojnë njerëzit të cilët i drejtojnë ato termocentrale, energjia elektrike në tërë botën do të ndalej. Kjo do të thotë se të gjitha dritat dhe makinat të cilat i vë në lëvizje ajo energji elektrike thjesht do të fikeshin. Bota do të errësohej, ndërsa do të mbetej vetëm aq rrymë sa prodhojnë panelët solarë dhe centralet e erës.
Pas disa ditësh
Pas 48 orësh pa mirëmbajtjen e duhur do të fikeshin edhe centralet e erës dhe panelët solarë, kështu që nuk do të kishte aspak energji elektrike. Manarët shtëpiakë do të fillonin të kenë uri dhe të vdesin nga dehidrimi, meqë nuk i janë përshtatur jetës së pavarur. Do ta pësonte edhe bagëtia në ferma. Stacionet hekurudhore dhe çdo infrastrukturë tjetër nëntokësore shpejt do të përmbytej, meqë pompat të cilat e pengojnë këtë i drejtojnë njerëzit.
Pas disa javësh
Disa lloje kafshësh të cilat njerëzit i kanë “dizajnuar” si buldogët e terierët, do të vdisnin shpejt pas njerëzve. Qentë e mëdhenj, duke iu falënderuar instiktit të tyre të mbijetesës, do të fillonin të krijonin kope të mëdha dhe do të fillonin të gjuanin kafshët më të vogla në kërkim të ushqimit. Të gjitha kafshët e zbutura shpejt do të bëheshin pre për kafshët tashmë ekzistuese të egra të cilat, pa njerëz të cilëve u shmangen do të fillonin të pushtonin qytetet. Brenda disa javësh, kafshë të shumëta të mbyllura në kopshte zoologjike sigurisht se do t’ia dilnin të ikin dhe shpejt do të bëheshin grabitçare si paraardhësit e tyre.
Pas një muaji
Uji, i cili ndihmon në ftohjen e centraleve të shumëta nukleare anembanë botës do të avullonte, gjë që do të shkaktonte shpërthime shkatrrimtare. Miliona kafshë e bimë do të vdisnin nga rrezatimi apo kanceri i shkaktuar nga ato shpërthime. Sistemet e kanalizimit, të cilat varen nga drejtimi i njeriut po ashtu do të pushonin së punuari, ndërsa pas grumbullimit të sasive të pamasë pa rregullim, e tërë përmbajtja do të derdhej në lumej e liqene. Kjo do të vriste pjesën më të madhe të botës së gjallë në to, duke shkatërruar ekosisteme të tëra. Industritë kimike dhe ato të prodhimit të gazit po ashtu do të fillonin të ndikonin në mjedis sepse lëndet kimike do të fillonin të lirohen në atmosferë, deri sa gazi natyror do të shkaktonte zjarre, të cilat do të zgjasnin me ditë.
Pas një viti
Sikur njerëzit të zhduken, pas një viti Toka do të fillonte të “vetë-ndërtohej” sepse nuk do të kishte kush ta kontrollonte apo ta modelonte. Për fat, planeti do t’ia dilte të rimëkëmbej bukur shpejt nga të gjitha katastrofat nukleare, kimike e të ngjashme. Pa habi, të gjitha materialet të cilat përndryshe do të recikloheshin, si plastika e elektronika, tash do të gjendeshin në rrjedhat ujore. Një vit pas zhdukjes së njerëzve satelitët do të fillonin të binin nga qielli, duke krijuar spektakël të ngjashëm me shiun e meteorëve.
25 vjet më vonë
Pa njerëzit dhe permutacionin e gjeneve të tyre, bimët do të rriteshin më të mëdha, por edhe më lehtë me ç’rast disa lloje do të zhdukeshin, ndërsa ato më të qëndrueshmet do të përjetonin ekspansion të madh. Do të duheshin rreth dy dekada që vegjetacioni të kthehej në gjendjen e tij natyrore, origjinale. Bimët do t’i zinin edhe qytetet dhe rruget dikur të njohura dhe aletë të cilat tash do t’i mbulonte bari, kaçubet dhe drurët. Me vegjetacionin do të vinin edhe kafshët, të cilat varen prej tij për sigurimin e ushqimit. Kështu qytetet do t’i vërshonte bota e gjallë, ndërsa ndërtesat dhe shtëpitë pa mirëmbajtje do të rrënoheshin masovikisht. Qytetet si Dubai e Las Vegasi shpejt do të ktheheshin në gjendjen e tyre natyrore – dhe gjithçka do të mbulonte zalli e shkretëtira. Do të fillonte të shihej edhe mungesa e ndotjes e shkaktuar nga njerëzit dhe shikueshmëria do të shtohej dukshëm.
300 vjet më vonë
Kafshët tash mbretërojnë në botë, ndërsa llojet e kërcënuara si elefantët janë mëkëmbur plotësisht nga veprimet e njerëzve të cilat i kanë rrezikuar, si tregtia me fildish. Me siguri se edhe kafshët ekzotike nga kopshtet zoologjike do të përhapeshin e shumoheshin në rajonin përreth, kështu të prania e tyre në botë do të ishte bukur e larmishme. Luanët e elefantët, të cilët dikur Afrikën e kanë konsideruar si shtëpi të tyre sigurisht se do të vraponin nëpër Berlin, Paris e New York. Konstruksionet e mëdha të çelikta si urat, të rrokaqiejve e të ngjashme do të fillonin të rrëzohen pasi që i ka ngrënë korozioni. Bota detare po ashtu do të përtëritej dhe sigurisht se do të zhvillohej pa njerëzit, kurse detet e botës do të vërshoheshin nga jeta.
10 mijë vjet më vonë
Të gjitha qytetet dhe çdo përkujtues i mundshëm për ekzistimin e njerëzve do të zhdukej, pos disa strkturave të gurta, të cilat edhe sot i bëjnë ballë dhëmbit të kohës, sepse janë bërë për përjetësi. Supozohet se në mesin e tyre do të ishin vetëm piramidat, Muri i madh kinez dhe përmendorja Mt. Rushmore dhe do të jenë e vetmja dëshmi se dikur kemi qenë këtu, por vështirë se dikush do të supozonte se e kemi sunduar botën.
50 milionë vjet
E vetmja gjë e cila ka lidhje me njerëzit, e që do të mbijetonte për 50 milionë vjet do të ishte plastika në fosile, e cila do të mund t’i hutonte jashtëtokësorët e së ardhmes nëse do të gjendeshin në Tokë. Planetit do t’i duheshin edhe 50 milionë vjet të tjera për ta hequr qafe plastikën dhe atë gjurmë të fundit të ekzistencës njerëzore. Shikojeni videon:
Burimi: BB Green Kosova