VEDAT BAJRAMI GJELBËRON LAGJEN
Së bashku e bënë lagjen të gjelbër, të bukur dhe të pastër
Prishtinë, – Banorët e objektit të II-të të zonës – Jugu, në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë, gjatë kohës së pandemisë për disa ditë kanë punuar në rregullimin e fushave të gjelbëruara për rreth ndërtesës ku jetojnë.
Me nismën e aktorit, Vedat Bajrami (krye personazhi i trupës së njohur humoristike “Stupcat”), kanë grumbulluar një sasi të konsiderueshme parash.
Pas kontributit të disa banorëve të kësaj ndërtese kanë bërë një dizajn se si do të donin të dukej lagjja e tyre! Ata, blenë fidane të ndryshme dekorative, të cilat i mbollën në tërë hapësirën.
Banorët gjithashtu blenë edhe një makinë për kositjen e barit, dhe me punë vullnetare e kanë shndërruar fushën përreth ndërtesës, nga një djerrinë, në një park shumë të këndshëm, me shumë trungje dekorative gjeth-mbajtëse.
Këta banorë në vijimësi të punës së tyre kanë blerë edhe shumë trupa drunjtësh, të shkurtuar, të shndërruar në vende për ulje si një pushimore në parkun e vogël në lagjen ku jetojnë!
Këtë punë vullnetare të qytetarëve, simbolikisht dhe me pak fidane drunjësh, e ka ndihmuar edhe komuna e Prishtinës!/BBGreenKosova