Samiti Botëror i Ujit në Berlin: Mungesa e ujit mund të qojë në luftëra (6)

Green journalism, Më të rejat, Shkrimet autoriale

Behare Bajraktari, Berlin

Gazetare & publicite/ E specializuar në raportime për ndryshimet klimatike dhe mjedisore

Mungesa e ujit mund të qojë në luftëra, u tha në këtë Samit. Nëse jo për ujë, të paktën për burime të tjera natyrore filloj lufta në Ukrainë apo shumë luftëra edhe në disa shtete afrikane siç po i menaxhon minierat grupi ushtarak rus Wagner.

Pushtimi rus i Ukrainës po shkakton një krizë të madhe mjedisore të cilat tashmë po konsiderohet krime mjedisore të luftës dhe ekspertët po thonë se mund të duhen vite për të kuptuar plotësisht ndikimin dhe dëmet e shkaktuara qoftë direkte, qoftë indirekte. Megjithëse dëmi po llogaritet se është bërë deri më tani mbi 150 miliardë euro, ndërsa për dëmet mjedisore që i ka bërë Serbia në Kosovë nuk janë llogaritur kurrë, sidomos ndotjen me qëllim të ujit të pijes. Ashtu siç në këtë samit foli ish-ambasadori i Ukrainës në SHBA Valerii Çalyi i cili tregonte për krimet mjedisore të luftës të shkaktuara nga Rusia. Ndërsa është interesant fakti  kur ai tha se: “Vitin e ardhshëm lufta do të përfundoj”.

Burimet natyrore kanë përshkallëzuar siguritë nacionale të vendeve, zhvillimin ekonomik dhe fuqinë politike të këtyre shteteve, me gjasë Evropa ka përshpejtuar “Agjendën e Gjelbër” si për nga gjetja e burimeve për furnizim me energji dhe ngrohje ashtu edhe për zëvendësimin e karburanteve dhe lëndëve fosile me makinat elektrike.

BE-ja synon të jetë neutrale ndaj klimës deri në vitin 2050 – një ekonomi me emetime neto zero të gazeve serë. Ky objektiv është në qendër të “Marrëveshja e Gjelbër Europiane” dhe në përputhje me angazhimin e BE-së për veprimin global të klimës sipas “Marrëveshjes së Parisit”. Tranzicioni në një shoqëri neutrale ndaj klimës është një sfidë urgjente dhe një mundësi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë. Evropa e ka synim për të mbajtur rritjen e temperaturës globale nën 2°C dhe krejt kjo për shkak të ndryshimeve klimatike.

Të varfërit duan shtim të ujit, të pasurit duan rritje të çmimit

Në këtë samit u diskutuan disa çështje për ujin, si: rritja e çmimit, teknologjia, ndotja, sistemet e ujit, ndryshimet klimatike edhe transmisioni ujor ndër shtetëror.

‘Kokat’ botërore u mblodhën për ta trajtuar çështjen e uji në përballje me krizën klimatike ndërkohë bota po rritet dhe gjithashtu kriza aktuale mund të ndikojë në politikën e ardhshme të klimës duke devijuar burimet dhe vëmendjen, thotë Ken Conca në librin e tij, profesori i qeverisjes globale mjedisore dhe bashkë-autor i librit “Environmental Peacemaking”. Ai thotë se lufta në zonat industrial krijon rreziqe të mëdha të kontaminimit toksik. Profesori Conca nga komuniteti ndërkombëtar po kërkon që krimi mjedisor të llogaritet si një krim lufte. Kosova mund t’i faktoj disa krime mjedisore që ka bërë Serbia, sepse për shumë të tjera tashmë mund të jetë vonë.

1. Mungesa e qasjes në burime të sigurta të uji të është një faktor rreziku kryesor për sëmundjet infektive, duke përfshirë kolerën, diarrenë, dizenterinë, hepatitin A, tifon dhe poliomielitin. Sipas studimit të Barrës Globale të Sëmundjeve, 1.2 milionë njerëz vdiqën para kohe në vitin 2017 si rezultat i ujit të pasigurt. Për ta vënë këtë në kontekst: ky ishte trefishi i numrit të vrasjeve në vitin 2017 dhe e barabartë me numrin e të vdekurve në aksidente rrugore në nivel global. Në vendet me të ardhura të ulëta, burimet e pasigurta të ujit përbëjnë 6% të vdekjeve.

2.  Investitorët në këtë samit u mblodhën për t’i dhënë drejtim në mënyrë specifike popujve dhe vendeve të varfra. Ata që kanë mungesë të ujit të pijes.

Ajo që bëhet e qartë janë dallimet e mëdha në normat e vdekjeve midis vendeve: normat janë të larta në vendet me të ardhura më të ulëta, veçanërisht në të gjithë Afrikën Sub-Saharian edhe Azinë. Normat këtu janë shpesh më të mëdha se 50 vdekje për 100,000  në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Çadit kjo ishte mbi 100 për 100,000 njerëz.

Krahasoni këtë me normat e vdekjeve në vendet me të ardhura të larta: në të gjithë Evropën normat janë nën 0.1 vdekje për 100,000. Ky është një ndryshim më I madh se 1000-fish sipas të dhënave  our world in data – qasja në ujë.

Po si ndodhet Kosova në këtë përballje?

Në aspektin hidro gjeologjik territori i Kosovës është relativisht i pasur me ujërat sipërfaqësorë (liqeje, lumenjtë, prrockat etj), dhe ujëra nëntokësor, ujëra termale dhe termominerale. Mirëpo, nisur nga fakti hidrogjeologjik, ujërat në Kosovë ende janë enigma dhe të pa studiuar nga aspekti i sasisë apo ndonjë bilanc të ujërave. Ndërsa ajo që dihet lidhur me ujërat e Kosovës është cilësia e tyre, sipas IHK-së.

Por nga ana tjetër në Kosovë shëndeti i njeriut dhe plotësimi i nevojave të tij është gjithnjë e më tepër i kërcënuar nga mungesa e ujërave të pastra. Mbrojtja, ruajtja dhe monitorimi i cilësisë së resurseve ujore është njëra prej sfidave me të mëdha mjedisore para shoqërisë sonë. Zhvillimi industrial, urbanizimi, bujqësia intensive janë vetëm disa prej faktorëve që ndikojnë në ndotjen e ujërave. Përkundër angazhimit të vazhdueshëm, shfrytëzimi i pakontrolluar i resurseve ujore dhe dëmtimi i shtretërve të lumenjve, ende mbetet një nga format e degradimit të resurseve tona ujore. Për këtë arsye lindi nevoja e krijimit të një mjeti për menaxhimin dhe monitorimin e përhershëm të të dhënave për resurset tona ujore. Andaj përmes financimit te qeverisë së Republikës së Kosovës u mundësua krijimi i Sistemit Informativ Ujor.

Nesër: Sasia dhe cilësia e ujit

Leave a Reply