Katastrofa ekologjike në lumin Oder të Polonisë

Më të rejat

“Asgjë nuk u bë për 17 ditë”: Qeveria polake nën kritika për trajtimin e krizës së lumit Oder

Gjysmë toni peshq të ngordhur në orë aktualisht rrjedhin nëpër lumin Oder në Poloni, së bashku me zogj të panumërt të ngordhur, kastor dhe molusqe. Era e trupave të kalbur dhe diçka edhe më e keqe mbështjell brigjet e lumit, ndërsa toksina pas helmimit mbetet mister.

Deri më 14 gusht, autoritetet polake dhe vendasit morën më shumë se 20 ton peshq të ngordhur nga rruga ujore – disave iu dogjën duart gjatë procesit. Mediat polake dhe gjermane e kanë adresuar helmimin si një katastrofë ekologjike të paprecedentë. Ekspertët vlerësojnë se lumit do t’i duhen të paktën 10 deri në 15 vjet për t’u rikuperuar.

“Ky është një krim kundër natyrës, mjedisit dhe njerëzve,” tha për gazetën polake Wyborcza Dr Sebastian Pilichowski, biolog në Universitetin e Zielona Góra, “Është një dënim masiv me vdekje dhe vdekja nuk do të jetë e menjëhershme.

Ku është prekur nga ndotja lumi Oder?

Dëmi vazhdon të udhëtojë në veri me rrjedhën e lumit – i njohur si Oder në gjermanisht dhe Odra në polonisht dhe çekisht. Ajo tashmë ka arritur në Lagunën Szczecin, në kufi me të dy vendet, dhe pritet të bëjë kërdi në rezervat e pasura të peshkut të pellgut. Nga atje, toksinat do të hyjnë në Detin Baltik dhe do të udhëtojnë me rrymën në drejtim të lindjes. Ato ka të ngjarë të prekin bregun e Pomeranisë Perëndimore dhe disa vende turistike, si vendpushimi bregdetar i Misdroy (Międzyzdroje).

Peshkimi është i ndaluar të paktën deri në tetor, por peshkatarët dyshojnë se do të jenë në gjendje të punojnë deri në pranverë.  “Askush nuk di asgjë deri më tani”, tha një peshkatar për Gazetën Wyborcza. Vendasit tashmë po përballen me pushime nga puna nga kompanitë e peshkimit dhe turizmit.

Nëse toksinat depërtojnë në kanale, “e gjithë natyra do të asgjësohet”, paralajmëron Ryszard Mićko, drejtor i parqeve të peizazhit në Voivodeshipin e Pomeranisë Perëndimore.

Foto: Yahoo

Akoma nuk është identifikuar asnjë substancë apo fajtor?

Akoma nuk e dimë se çfarë lënde e shkaktoi helmimin ose kur saktësisht si arriti në lumë. Por konsensusi i përgjithshëm është se ishte një akt i qëllimshëm.

“Me shumë gjasa kemi të bëjmë me një krim ku një substancë është futur në ujë që ka shkaktuar ngordhjen e peshqve dhe organizmave të tjerë. Kjo është duke u verifikuar për momentin”, tha zëvendësministri i klimës dhe mjedisit Jacek Ozdoba për mediat polake.

“Meqenëse Oder është një lumë masiv, derdhja duhet të ishte shumë e madhe ose toksina shumë e fuqishme,” shpjegon profesori Jan Marcin Węsławski, biolog detar dhe drejtor i Institutit të Oqeanologjisë të Akademisë së Shkencave Polake.

Deri më 11 gusht, i dyshuari kryesor ishte mesitilen, një tretës industrial i gjetur në dy mostra, por që nuk u gjet më pas 1 gushtit. Më pas, studiuesit gjermanë zbuluan nivele të larta të merkurit “sa nuk mund ta përcaktonin shkallën”. Kjo teori akoma po debatohet

Megjithëse autoritetet polake nuk gjetën më merkur pas të enjtes, homologët e tyre gjermanë zbuluan përqendrime të larta. Tani disa mendojnë se faji është kripësia e lartë nga kripërat e prodhuara në mënyrë industriale. Substanca të tilla mund të jenë toksike në vetvete, por uji shumë i kripur gjithashtu mund të çlirojë përkohësisht metale të rënda nga shtretërit e lumenjve, duke shpjeguar praninë e merkurit.

Foto: Euronews

Qeveria polake është nën kritika për reagimin e saj të ngadaltë

Derisa prokuroria ka kirjuar një njësi sepeciale për hetim,  policia polake ka ofruar një çmim prej 1 milion PLN (215,000 €) për ndihmë në gjetjen e fajtorit. Ndërsa, qeveria polake ka marrë kritika të gjera nga shkencëtarët, ambientalistët, partitë opozitare dhe homologët gjermanë për reagim shumë të ngadaltë.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki shkarkoi si inspektorin kryesor për mbrojtjen e mjedisit ashtu edhe kreun e Ujërave të Polonisë më 12 gusht. Partia opozitare e të Gjelbërve paraqiti një nocion për të shkarkuar të pesë guvernatorët e Voivodeships 15 gusht. “Ata kishin mjetet për të parandaluar që helmi të mos  derdhej në të gjithë Poloninë Perëndimore,” tha udhëheqësja e të Gjelbërve Urszula Zielińska. “Asgjë nuk u bë për 17 ditë.”

Si kanë reaguar shkencëtarët ndaj katastrofës ekologjike?

Për disa shkencëtarë, helmimi ekspozon të metat në sistemin e monitorimit të ujit në Poloni. “Ky është një skandal,” thotë Węsławski. “Ujërat tona kontrollohen vetëm disa herë në vit, ndërsa duhet të ndodhë disa herë në ditë”.

Prandaj, mungon informacioni i besueshëm për gjendjen e krizës. Nuk ka asnjë lajm të qartë nëse organizma të tjerë – si butak përtej midhjeve, bimëve dhe planktonit – u prekën gjithashtu. Ky informacion është thelbësor për identifikimin e toksinës dhe për të kuptuar se sa shpejt mund të rikuperohet lumi, thotë ai.

Foto; Euronews

Gjermania e pakënaqur për përgjigjen e Polonisë ndaj helmimit të Oder-it

Zyrtarët akuzuan homologët e tyre polakë për shkelje të ligjit ndërkombëtar duke mos ndarë lajmet për helmimin. Pala gjermane mësoi për krizën më 9 gusht, nga një kapiten maune lumi.

Varshava e njoftoi zyrtarisht Berlinin vetëm më 11 gusht, kur studiuesit gjermanë kishin zbuluar tashmë merkur në mostrat e lumenjve. Disa ton peshq të ngordhur tashmë ishin derdhur në brigjet e lumenjve gjermanë, ku pengesa të ngjashme për kapjen e peshqeve te ngordhur filluan të shfaqen me 15 gusht.

Gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese Krystyna Pawłowicz, një konservatore e instaluar nga partia në pushtet, madje sugjeroi që gjermanët e helmuan lumin. Megjithëse pretendimi fjalë shkon me rrjedhën e marrëdhënieve të tensionuara polako-gjermane. Zyrtarët e vendeve u takuan të dielën për të diskutuar zgjidhje të përbashkëta, por tensionet mbeten të larta.

Lumi Oder është lumi i dytë më i madh në Poloni. Fillon në Çeki dhe rrjedh përmes Polonisë në kufirin me Gjermaninë në Detin Baltik. Në kohë të shëndetshme, lumi mban më shumë se 40 lloje peshqish.

Leave a Reply