Përparim Rama: Do ta ulim ndotjen 95 % me suktera dhe autobus elektrik

Më të rejat, Të flasim për ajrin

Trafiku krijohet si rezultat i mungesës së infrastrukturës shkollore, ndërtimi i shkollave ndimon pastrimin e ajrit

BB Green Kosova

Strategjia e kryetarit të Prishtinës është që kryeqyteti të ketë ajër të pastër me një sistem të ri menaxhimi. Rama thotë se problemet që shkakton ndotja e ajrit janë të ndryshme prej termoelektranave e deri te trafiku që është një ndotës i madh. Po ashtu Rama thotë se gjatë kohës së dimrit janë edhe shtepitë private  të cilat përdorin qymyr apo dru dhe disa prej elementeve që ne kemi filluar t’i ndërmarrim menjëherë është ta ndihmojmë trafikun, se trafiku sa më ngadal që lëvizë aq më shumë ka ndotje të ajrit.

“Trafiku krijohet si rezultat i mungesës së infrastrukturës shkollore, ne nuk kemi shkolla nëpër lagje të reja, kemi një numër të madh të qytetarëve që tash janë vendosur larg qendrës me shtëpi e duhet ta marrin makinen që të vijnë në qendër dhe kjo krijon kaos, krijon probleme të trafikut. Pra ndërtimi i shkollave ndimon pastrimin e ajrit”, thotë kryetari i Prishtinës Përparim Rama.

Në pyetjen e BB Green-it se cilat janë zgjidhjët e problemit, Rama tha se janë disa apkete si zgjidhje dhe ndër të tjera në takimet e njëpasnjëshme  me Bankën Botërore kanë diskutuar specifikisht se si munden ta përmirësojnë cilësinë e ajrit. “Në bazë të analizave të BB-së ndotësit më të mëdhenj pikërisht gjatë kohës së dimrit janë shtëpitë të cilat përdorin kaldaja që djegin qymyr dhe që djegin dru”. Rama thotë se edhe produkti kryesor siç është qymyri apo druri nuk janë të terur mire dhe kjo krijojnë një ndotje të hatshme të ajrit .

Kryetari i Prishtinës thotë se janë duke marrë vendime dhe duke krijuar një bashkëpiunim të mirëfilltë me Bankën Botërore që të marrim fonde dhe t’i subvencionojmë  shtëpitë private me kaldaja të reja të cilat janë eko. Eko kaldaja që mundësojnë në këtë aspekt pirëmirësimin e ajrit dhe që kanë efikasitet shumë të mirë dhe shumë të lartë  me një rezultat deri 95 përqind. “Unë  besoj që ia vlen investimi ynë  si komunë t’i mbështesim me subvencione qytetarëve të Prishtinës që e përdorin këtë mjet  të nxjemjes gjatë dimrit”, thotë Rama.

Një prej zgjidhjeve është edhe ridefinimi i qendrës ku është vendosur qytetari i pari sipas Ramës dhe më pas trafiku urban dhe ai alternativ e pastaj vijnë në radhë makinat. Sipas tij edhe kjo është një strategji që ndërlidhet me krijimin e platformave ndërlidhëse me qendrën dhe zonen e Arbërisë , me qendrën me zonen e Kodrës së Trimave, qendrën me zonën  e Bregut  të Diellit, me nënkalimin që e lidhim Dardaninë me Emshirin, pra e bëjmë një ndërlidhje të qendrës me zonat përreth ku krijojmë një mundësi të transportit alternative, tha Rama për fushatën e e gazetarisë së gjelbër “Le të flasim për ajrin”.

Si plan i kryetarit të Prishtinës është rritja e numrit të autobusevë të trafikut urban si dhe fillimi i përdorimit të e-scooters apo e-bike për lëvizjen e lirë të qytetarëve të cilët do të kenë disa alternative, sepse deri tash Rama thotë se alternativen e vetme e kanë të hipin në makinë dhe të vijnë në qendër.

Kryetari i Prishtinës thotë se do të bëjnë zgjidhje të qëndrueshme me plane afatshkurtëra, afatmesme edhe afatgjata. “ Afatshkurtëra janë ato që jemi në diskutime me kompani private për lansimin e e-scooters ose skuterave elektronik  por jemi në përpilim të rregullorës, sepse na nevojitet një rregullore para se t’i vëjmë në qarkullim, kjo na nevojitet tash edhe të ndërlidhemi me Manifestin, Bienalen e Manifestës ku parashihet të vijnë mbi 100 mijë turistë në Prishtinë dhe kemi nevojë për një sistem tjetër alternativ, pra duhet menjëherë ta bëjmë këtë”, thotë Rama.

Ndërsa në aspektin afatmesëm Rama thotë se do ta bëjnë analizën e të gjitha shtëpive që për momentin djegin ose përdorin  kaldaja të vjetra dhe djegin materiale të lagëta që krijojnë një ndotje më të madhe të ambientit, të  ajrit dhe me eko e-bus, eko kaldaja mundemi ta ulim ndotjën e ajrit deri ne 95 %  kështu që janë efikase shumë, thotë ai .

Përparim Rama e konsideron të vlefshëm  subvencionimin për qyetatërt, por paraprakisht nevojitet një marrëveshje tri palëshe komuna, qeveria dhe Banka Botërore.

Ndërsa, sa i përket trafikut urban tash  vetem se jemi në diskutim me BERZH-in (Bankën Europiane për Zhvillim) që ta shtojmë numrin e autobusëve të Trafikut Urban, po ashtu të sjellim në qendër të Prishtinës autobus elektrik  të cilët edhe ndihmojnë në përmirësimin e ajrit, tha Rama për BB Green./BB Green

Leave a Reply