ÇFARË THONË QYTETARËT PËR AJRIN E NDOTUR?
Ambasada e Suedisë në Kosovë organizon fushatën e tretë radhazi që të flasim për ajrin në bashkëpunim me platformën e gazetarisë së gjelbër BB Green Kosova.
‘Le të flasim për ajrin’, është fushatë e themeluar nga ambasada e Suedisë në Kosovë me ideatoren dhe themeluesen e fushatës digjitale e nisur në vitin 2019 nga Ambasadorja Karin Hernmarck.
Plani dhe programi i ri për fushatën e këtij viti është ideuar dhe realizohet nga BB Green Kosova.
qëllimi i fushatës është që përmes storieve të gazetarëve, intervistave dhe raportimeve të përdtishme të sjellin më afër qytetarëve por edhe të vetë politikanëve rëndësinë që ka cilësia e ajrit dhe pasojat nga ndotja. Ne duhet të flasim për ajrin, për ndotjën që e shkaktojnë çdo ditë termocentralet sidomos gjatë dimrit apo në përgjithësi lëndet djegëse apo ndotës të tjerë.
Gjatë këtyre ditëve çdo javë do të publikohen intervista të profileve të ndryshme duke treguar se çfarë dëme sjellë ajri i ndotur si në aspektin shëndetësorë dhe atë mjedisorë.
Veçoria e edicionit të tretë është se përveç përfshirjës së gazetarëve të gjelbër nga Kosova në këtë fushatë do të raportojë nga Suedia edhe gazetari Lennart Berggren për teknikat suedeze të ngrohjes dhe izolimit të shtëpive. Pra përveç që të flasim për gjendjen, gjatë fushatës do të vijnë edhe disa zgjidhje suedeze në këtë aspekt.
Gjatë tre mujave të fushatës do të flitete në të gjitha aspektet se si ndikon ajri i ndotur në shëndët, siç janë mjekët: pediatër, gjinekolog, pulmolog, kardiolog, dermatolog, gjithashtu do të flasin edhe zyrtarët, kryetar komunash, gazetarë, ekspert të fushave të ndryshme.
Fushata shtrihet në tri komunat më të ndotura: Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq.
#leteflasimperajrin #letstalkaboutair #greenjournalismks #gazetariagjelber