Carl Frederick nga Haiti dhe Josa Klapp nga Filipinet pastrojnë mbeturinat e Prishtinës

Më të rejat

Prishtinë – Me maska në mbrojtje ndaj Covid-19 dhe dorëza në duar i mbushin thasët plotë me mbeturina nga rrugët e Prishtinës.

Këta njerëz dashurinë për Prishtinën e zbatonin me punë duke pastruar mbeturinat e banorëve dhe vizitorëve të lagjës ‘Dardania’ në Prishtinë.

Carl Frederick Coupet nga Haiti prej gjashtë vitesh jeton në Prishtinë, tashmë është shtetas i Kosovës dhe vendin tonë e sheh si vendin e tij, prandaj edhe kujdeset duke larguar mbeturinat nga parku.

Si dhëndërr i Kosovës Carl Frederik i cili është shum i këndshëm në komunikim tregon pse po i mblidhte mbeturianat e të tjerëve :” Njerëzit duhet të mendojnë pozitivisht dhe t’i shohin gjërat po në këtë mënyrë, kur mendojnë kështu s’do të kishte as mbeturina. Nëse mendon për gjëra negative, kështu edhe do ta shohesh ambientin negativisht”, thotë Coupet.

Bashkë me Carl Frederick pastrojnë lagjen çdo javë edhe Josa Klapp, Olga Agahi, Karsten Klapp, Riaz Agahi, Vernesa Podrimaj dhe Njomza Ismaili.

Josa Klapp është nga Filipinet dhe me bashkështoritn e saj gjerman Karsten Klapp jetojnë në Prishtinë, ajo është shumë e hapur që të bashkëpunojë me këdo që do t’ju bashkangjitej për të pastruar mbeturinat e hudhura kudo.

Josa Klopp tha se: ” Me kënaqësi do të formonim edhe një grup në facebook që të bëhen më shumë njerëz bashkë për të mbledhur mbeturina çdo të shtune”.

Së bashku siç i shihni edhe në foto ata pastronin parkun, trotuaret, shkallët e Kurrizit të Prishtinës dhe merrnin qesët mbushura me plotë mbeturina ku i kishin lënë qytetarët tanë nëpër hapësira publike pa fije turpi dhe pa fijë ndërgjegjje.

Carl Frederick, Josa Klapp, Olga Agahi, Karsten Klapp, Rizah Agahi, Vernesa Podrimaj dhe Njomza Ismaili e ftojnë këdo që t’ju bashkohet në pastrimin e lagjës së ‘Dardanisë’ çdo të shtunë në ora 17:00./BB Green Kosova

Leave a Reply