Fillon sezoni i smogut: Si të mbrohemi nga ajri i ndotur

Më të rejat

Ajri ka filluar të jetë i pashëndetshëm në Prishtinë, por edhe në qendra tjera të Kosovës sapo ranë tmeperaturat në fund të tetorit dhe kushtet atmosferike janë të përshtatshme për krijimin e smogut.

BB Green Kosova ka shkruar për monitorimin e cilësinë e ajrit dhe se ku mund ta përcillni atë në kohë reale, meqë sistemi i monitorimit është automatik dhe të dhënat përcillen në internet.

Kohë më parë, Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të Kosovës ka publikuar edhe udhëzuesin se si duhet vepruar kur ajri është i ndotur, përkatësisht si mund të mbrohemi që ta evitojmë apo zvogëlojmë ndikimin e dëshmën në shëndet.

Udhëzimet jepena varësisht nivelit të ndotjes, që në tabela paraqitet edhe me ngjyra të ndryshme, jepet përshkrimi për ndikimin në shëndet dhe si duhet të veprojnë grupe të ndryshme të popullatës, si në vazhdim.

Mirë (0-50)

Është një ditë e bukur për të qenë aktivë edhe jashtë

Mesatare (51-100)

Duhet të brengosen: Personat që mund te jenë të ndjeshëm ndaj ndotjes së ajrit

Si të veprohet: Personat që zakonisht janë të ndjeshëm: Merrni në konsideratë zvogëlimin e aktiviteteve të gjata dhe të lodhshme. Kushtojuni kujdes simptomave si kollitja, mungesë e ajrit gjatë frymëmarrjes. Këto janë shenja që të zvogëloni aktivitetet tuaja.

Të tjerët: Është një ditë e bukur për të qenë aktiv edhe jashtë.

E pashëndetshme për grupet e ndejshme (101-150)

Grupet e ndjeshme: zvogëloni aktivitet e gjata e të lodhshme. Është në rregull me qenë aktivë edhe jashtë, por bëni më shumë pauza dhe kryeni aktivitet me më pak intensitet. Kujdes simptomave si kollitja, mungesë e ajrit gjatë frymëmarrjes.

Personat me astmë: duhet të i përmbahen planeve të tyre dhe të kenë me vete medikamentet, për lirim të shpejt të
frymëmarrjes.

Nëse keni sëmundje të zemrës: simptomat si rrahjet e shpejta të zemrës, mungesë e ajrit për frymëmarrje ose lodhje të pazakontë, kontaktoni qendrat mjekësore.

E pashëndetshme (151 to 200)

Duhet të brengosen: Të gjithë

Grupet e ndjeshme: Shmangni aktivitetet e rënda. Përpiquni që aktivitetet ti kryeni brenda ose i shtyni ato për kohën kur cilësia e ajrit është më e mirë
Të gjithë tjerët: Shmangni aktivitetet e rënda dhe të gjata. Bëni më shumë pauza gjatë aktiviteteve. jashtë

Shumë e pashëndetshme (201-300)

Duhet të brengosen: Të gjithë

Grupet e ndjeshme: Shmangni të gjitha aktivitetet fizike jashtë. Përpiquni që aktivitetet ti kryeni brenda ose i shtyni ato kur cilësia e ajrit është më e mirë jashtë.

Të gjithë tjerët: Shmangni aktivitetet e rënda dhe të gjata. Mundohuni të i kryeni aktivitete./bbgreenkosova

Burimi: AMM
Foto: BB Green Kosova

Leave a Reply