Pandemia ka ulur emetimet globale të CO2-shit, në ShBA ende vazhdon rënia

Më të rejat

Emetimet globale të dioksidit të karbonit (CO2) në gjashtë muajt e parë të këtij viti u zvogëluan me një rekord prej 8.8 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, gjë që në një studim shkencor të botuar i atribuohet kufizimeve që lidhen me pandeminë e virusit korona.

Studim i botuar në revistën Nature Communications nga një grup shkencëtarësh nga Kina, Franca, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara zbuloi se emetimet e CO2-shit ranë 8.8 përqind nga gjysma e parë e vitit të kaluar.

Kjo është rënia më e madhe e emisioneve deri më tani gjatë gjysmës së parë të vitit. Rënia gjysmë-vjeçare ishte gjithashtu më e madhe se rënia gjatë Luftës së Dytë Botërore, megjithëse duhet thënë se emetimet mesatare tani janë shumë më të larta se në atë kohë.

Shkencëtarët përdorën të dhëna të bazuara në aktivitete në kohë reale dhe analizuan prirjet ditore, javore dhe sezonale në emetimet e CO2-shit para dhe pas pandemisë Covid -19 dhe rënies ekonomike që ajo shkaktoi.

Në pranverë, qeveritë në të gjithë botën vendosën bllokada për të frenuar pandeminë Covid-19 që uli përdorimin e energjisë për prodhimin industrial dhe transportin. Kjo ka rezultuar në një reduktim të emisioneve të gazrave serë.

Moti më i ngrohtë se zakonisht në pjesën më të madhe të hemisferës veriore ka kontribuar gjithashtu në uljen e emetimeve.

Studimi zbuloi se rënia e emetimeve ditore të dioksidit të karbonit ishte më e theksuar në prill, gjatë kufizimeve më të ashpër. Emisionet filluan të rriteshin në fund të prillit dhe majit, kur aktiviteti ekonomik vazhdoi në Kinë dhe pjesë të Evropës. Por rënia e emetimeve të lidhura me trafikun vazhdoi.

“Nga 1 korriku, efektet e pandemisë në emetimet globale ishin zvogëluar ndërsa kufizimet e lidhura me bllokimin u lehtësuan dhe disa aktivitete ekonomike filluan përsëri, veçanërisht në Kinë dhe disa vende evropiane”, thotë studimi.

Vëhet në dukje edhe se ka ende ndryshime të konsiderueshme midis vendeve, me një rënie të qëndrueshme të emetimeve në SHBA, ku numri i rasteve të koronavirusit është akoma në rritje të konsiderueshme./bbgreenkosova

Burimi: Hina
Foto: AFP

Leave a Reply