Ndotja e ajrit: tymi dhe smogu i liruar nga oxhaqet në Prishtinë

Më të rejat

Oxhaku që po e ndot ajrin vazhdimisht në lagjen e Prishtinës.

Ndotja e ajrit është e rrezikshme si për mjedisin ashtu edhe për njerëzit. Kushtet atmosferike dhe moti kanë një ndikim të madh në nivelet e ndotjes në ajër dhe në të cilën thithim. Fajtorët më të zakonshëm të ajrit me cilësi të ulët janë ndotësit si hidrokarburet dhe pluhuri.

Në stinën e vjeshtës dhe dimirit temperaturat fillojnë të zbresin, me këto zbritje temperaturash, të gjithë ndezin sistemet e tyre ngrohëse nëpër shtëpitë e tyre.

Por në Kosovë njerëzit për tu ngrohur gjatë dimrit përdorin lëndë djegëse si qymyri e drunjtë, i cili tym i tyre është një problem i përsëritshëm çdo vit për shëndetin tonë dhe shëndetin e mjedisit. Sistemet e ngrohjes dimërore të Kosovës prodhojnë sasi të mëdha të emetimeve të rrezikshme që përkeqësojnë ndjeshëm cilësinë e ajrit.

Ndërsa shumë qytete ballkanike vuajnë kryesisht nga cilësia e keqe e ajrit në dimër, edhe në Kosovë ajri ndotet vazhdimisht nga banorët dhe nga industritë e ndryshme që i përdorin këto lëndë djegëse, e po ata pronarë të vendeve të prodhimit industrial mezi kanë investuar, ose aspak, në teknologji që ulin emetimet.

Kur këto lëndë djegëse digjen, çlirojnë një numër toksinash dhe ndotësish të ajrit. Ato përfshijnë mërkur, plumb, dioksid squfuri, okside azoti, grimca dhe metale të tjera të rënda. Ndikimet në shëndet mund të shkojnë nga astma dhe vështirësitë e frymëmarrjes, deri te dëmtimi i trurit, problemet e zemrës, kanceri, çrregullimet neurologjike dhe vdekja e parakohshme.

Një rast i fundit i ndotjes së ajrit në Kosovë me anë të tymit, e lëndëve djegëse po ndodh në Prishtinë.

Në lagjen Mati 1 në kompleksin “Dafina” të banesave në Prishtinë, kompania standardi po shkakton ndotje të madhe me anë të oxhakut që ndodhet në kompleksin e tyre, prej të cilit janë shqetësuar banorët për shkak të tymit konstant që lirohet nga oxhaku.

Oxhaku i banesave te standardit po liron tym në mënyrë të pakontrolluar duke ndotur ajrin në tërë zonën përreth, me ç’rast i vështirëson jetët e banorëve, të cilët gjithashtu kanë krijuar një peticion për rrëzimin e tij.

Sipas peticionit “Sezona e ngrohjes zyrtarisht fillon më 15 tetor dhe përfundon me 15 prill, ndërsa oxhaku tymos pa ndërprerje gjatë gjithë vitit ndërsa me së shumti na i rëndon jetët gjatë pranverës, verës dhe vjeshtës, rrjedhimisht detyrohemi ti mbajmë dritaret e mbyllura tërë kohës për shkak të ajrit të kontaminuar i cili mund të vërehet përmes nuhatjes, në teren. Gjithashtu është përmendur se kjo kompani për ndezje përdor sasi të shumta qymyri dhe druri por edhe gjësende tjera të cilat kontaminojnë ajrin dhe e bejnë të dëmshëm dhe të padurueshëm.

Në peticion është kërkuar të fillojë procedimi penal i komunës për këtë vepër penale dhe cënimin e dispozitave ligjore penale të sipërpërmendura, dhe që Komuna e Prishtinës sa ma parë ta shkatërrojë oxhakun e objektit banesor Standardi, gjithashtu është kërkuar që të ndërpritet i gjithë aktiviteti i oxhakut dhe kontaminimi i ajrit deri në verdiktin e gjykatës.

Ky rast është një situatë në të cilën shpresojmë që problemi të zgjidhet sa më parë, për shkak se cënohet shëndeti, natyra dhe vetë jetesa në atë lagje, por njëkohësisht kontribon në ndotjen e cilësisë së ajrit në të tërë Kosovën dhe në ndryshimin klimatik.

Përveç këtij rasti, ka edhe shumë raste të tjera në shtetin e Kosovës ku ajri ndotet vazhdimisht, sidomos në stinën e ftohtë të dimrit.

Linku për Peticionin: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdzLZkSB05g7GR67p1KKYW2Tv3DAFZg0xYTc9vtTJyqEu3i0A/viewform?fbclid=IwAR0goMhFoRYMUm60hRLwnfrAzHAbHSfiynVKNfZ_am49DaoN4dEpeLbLf9Q

Foto: Qytetarët aktivë në faqen e Facebook

Leave a Reply