Rrymë nga era për të gjitha familjet në Britani të madhe deri më 2030

Më të rejat

Çdo familje në Britaninë e madhe do të përdorë energji elektrike nga centralet e erës në det të hapur deri në vitin 2030, ka thënë kryeministri Boris Johnson.

Për shkak të pozitës gjeografike të Britanisë së Madhe, potenciali është i jashtëzakonshëm dhe Johnson deklaron se plani është që ky vend ishull të bëhet një udhëheqës botëror në energjinë e pastër të erës.

Me këtë vendim, ai do të sigurojë një zë mbështetjeje për prosperitetin e sektorit britanik të energjisë me erë, me qëllim që të ndihmojë rimëkëmbjen e gjelbër të vendit. Ai gjithashtu theksoi se qeveria do të rrisë kapacitetin e instaluar të fermave të erës në det të hapur nga 10 GW në 40 GW në dhjetë vitet e ardhshme.

Qëllimi i ri përfshin gjithashtu 1 GW kapacitet lundrues offshore të erës në det të hapur në dekadën e ardhshme, që është 15 herë më shumë se kapaciteti total në botë sot. Kjo lejon që turbinat të ndërtohen në det të hapur, ku erërat janë më të forta se në afërsi të kontinentit.

Njoftime të tilla nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar janë faza e parë e një plani për një “revolucion të gjelbër industrial”, i cili duhet të përshpejtojë progresin drejt emetimeve të gazeve serë me zero deri në 2050.

Boris Johnson ka premtuar një rimëkëmbje të gjelbër, prandaj qeveria do të investojë 160 milionë paund për të ndërtuar infrastrukturën në porte dhe fabrika, ku do të bëhen turbinat. Me ndërtimin e këtyre impianteve, vlerësohet se do të krijohen rreth 2,000 vende të reja pune, ndërsa arritja e qëllimit përfundimtar prej 40 GW do të siguronte gjithsej 60,000 vende pune.

Nëse ky qëllim zbatohet me sukses, energjia e erës do të sigurojë gjysmën e konsumit aktual të energjisë elektrike në Britaninë e Madhe.

Muajin e kaluar, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu deklaroi se dëshironte që Mbretëria e Bashkuar të merrte rolin kryesor në teknologjitë e kapjes së karbonit nga vetë burimi i emetimit, të tilla si termocentralet, dhe që ky gaz serrë do të deponohej nën tokë./bbgreenkosova

Burimi: BBC, Businessgreen.com
Foto: TheSwitch

Leave a Reply