Është shumë shqetësuese ndotja e ajrit pas shpërthimit në Bejrut
Një shpërthim i madh ndodhi të marten në mbrëmje në kryeqytetin Liban në Bejrut, shpërthim ky i cili ka ndotur aq shumë ajrin që mund të jetë jashtëzakonisht I dëmshëm për shëndetin e banorëve të kësaj zone.
Sipas ministrit të shëndetësisë, nga shpërthimi kanë humbur jetën të paktën 70 njerëz dhe janë plagosur më shumë se 4000 të tjerë. Ky shpërthim mendohet se është shkaktuar nga shpërthimi i nitratit kimik. Nitrati i amoniakut është një kimikate e zakonshme industrial që përdoret shpesh si një pleh.
Pas shpërthimit, ambasada e SHBA në Berjut ka thëne: “ Ka raporte për gazra toksike të cilat janë shpërndar nga shpërthimi, kështu qe të gjithë njerëzit e zonës duhet të qëndrojnë brenda dhe të vendosin maska nëse është e mundur”.
Një professor i kimis organime në Universitetin e College London Andrea Sella tha: Nitrati I amonit është një kimikate industrial me dy përdorime- si plej dhe si lëndë plasëse.
Shpërthimet janë zakonisht shpërthime që shkaktojnë dëme të mëdha për shkak të shokut supersonic e cila është e qartë në video.
Pllaka portokalli mbi vendin e shpërthimit është për shkak të dikosidit të azotit, gazi toksik ka ndotur ajrin e kjo është një shenjë treguese e një shpërthimi të bazuar në nitrat.
Ky është një dështim katastrofik në rregullator sepse rregulloret për ruajtjen e nitratit të amonit janë zakonisht shumë të qarta.
Ky aksident u priste të ndodhte, sepse nuk është mbikqyryr për gjashtë vjet radhë”.
Burimi : airqualitynews
Foto – Time Magazine