Sa janë të dëmshme antenat e 5G për mjedisin

Më të rejat

Ndonëse shumica e antenave janë të vendosura në mjedise banimi normalisht se ka edhe diskutime dhe polemika rreth tyre se sa të dëmshme mund të jenë ato në  atë mjedis banimi dhe më saktësisht si dhe sa ndikojnë në shëndetin publik.

Gjatë kësaj periudhe sa edhe është shfaqur  coronavirusi janë ngritur shumë debate rreth rrjeteve 5G dhe virusit COVID-19. Është thëne se kjo teknologji e dobëson  sistemin imunitar dhe është ndërlidhur përhapja e pandemisë me  rreziqet që sjell dhe shkakton 5G.

Kishte reagime të shumta edhe nga figura të famshme , në SHBA njerëzit kanë protestuar kunder teknologjisë 5G duke pretenduar se rrezatimi nga këto antena u shkakton probleme shëndetësore.

Komisioni Ndërkombëtarë për Mbrojtjen nga Rrezatimi  ( ICNIRP) ka kryer një studim të gjatë dhe ka arritur në përfundim se nuk ka rreziqe shëndetësore të shoqëruara me llojet e rrezatimit të përdorura nga teknologjia 5G.

“Çfardo ndërlidhje midis teknologjisë 5G dhe COVID-19 është plotësisht e pa vlerë”, ka thëne  për BBC Simon Clarke, professor i mikrobiologjisë në Universitetin  Reading në Britani të Madhe.

Stephen  Powis, një tjetër ekspert  dhe drejtor për çështje mjekësore i Shjërbimit Kombëtar Shëndetësor të Britanisë së Madhe ka thënë se  pretendimet e një ndërlidhjeje të tillë janë “ lloji më i keq i lajmeve të rreme”.

Burimi : evropaelire

Leave a Reply