Mbetjet plastike po riciklohen në materiale ndërtimi

Ajri, Uji, Toka, Degradimi i natyrës, Më të rejat

Një firmë në vendin afrikan të Ruandës ka gjetur mënyra për ta kthyer plastikën me përdorim të vetëm në material ndërtimi sipas ligjeve të reja të ashpra mbi përdorimin e plastikës dhe menaxhimit të mbeturinave.

Vitin e kaluar, vendi i vogël në Liqenin e Madh Rift ndaloi përdorimin e plastikës për prodhimine produkteve të ndryshme plastike dhe materialeve të paketimit ushqimor plastik për të mbrojtur mjedisin.

Ky vend gjithashtu ndaloi prodhimin dhe importimin e plastikës me përdorim të vetëm.

Ligjet e reja përcaktuan një dënim prej 50, 000 franga Ruandane për individët që hedhin plastikë në hapësirën publike dhe 5 milion franga Ruandane për kompanitë që nuk përshtaten me menaxhimin e duhur të mbeturinave. Megjithatë, qeveria u dha bizneseve një periudhë prej tre vjetësh për të eksploruar dhe për tu përshtatur me materialet alternative të paketimit.

Për t’i ndihmuar kompanitë të anashkalojnë ligjet e ashpra mjedisore, Ruanda, për menaxhim të mbeturinave lokale dolën me idenë për riciklimin e mbeturinave plastike me përdorim të vetëm.

Paulin Buregeya, shefi ekzekutiv i firmës Coped, tha se një marrëveshje përfshin mbledhjen e mbeturinave të shisheve plastike nëpër qendra të ndryshme në Kigali dhe pastaj shndërrimin e tyre në material ndërtimi. “Rreth 80,000 dollarë u ndanë për vendosjen e qendrave të grumbullimit të mbeturinave ndërsa pajisjet për shndërrimin e shisheve plastike të mbledhura në materiale ndërtimi është një projekt me vlerë afërsisht 2 milion dollarë,” tha Buregeya.

Shishet plastike të përdorura të mbledhura nga ndërmarrjet e pijeve shndërrohen në pllaka dyshemeje, pllaka për çati dhe shtrime me ngjyra të ndryshme. “Plani tjetër është riciklimi i shisheve plastike në shishe të reja, por me standarde të aprovuara dhe gjithashtu bërja e fijeve fibër të rrobave”, shtoi shefi ekzekutiv.

Buregeya tha se hulumtimi në organizatën e tij vitin e kaluar zbuloi se përveç shisheve, shumë sende të tjera siç janë tubat e plastikës, kavanozët, legenat, kanaçe, gota dhe kuti kozmetike gjithashtu mund të riciklohen.

Ruanda ka premtuar se do të shkurtojë ndotjet plastike të paktën me 16% deri në vitin 2030.

Ministrja e Mjedisit e Ruandës, Jeanne Mujawamariya tha se qeveria po punon për të ndërtuar një komb të gjelbër dhe rezistent ndaj klimës që ushqen dhe vlerëson biodiversitetin e tij, me qëllimin përfundimtar të sigurojë një standard të lartë jetese për Ruandanët në një mjedis të shëndetshëm.

Burimi: aa.com

Leave a Reply