Ngrënja e peshkut mund të na mbrojë nga ndotja e ajrit

Ajri, Uji, Toka

Një dietë e pasur me peshq që përmban omega-3 mund të mbrojë trurin nga ndikimet e ndotjes së ajrit, sipas një studimi të ri të botuar në Institutin Kombëtar të Shëndetit.

Studiuesit kanë zbuluar se ndotësit e vegjël të ajrit mund të shkaktojnë ndryshime në strukturën e trurit, e cila i ngjan ndikimit të sëmundjes së Alzheimerit ose Demencës.

Për të vlerësuar faktorët që mund të ndryshojnë ndikimin që ndotja e ajrit ka në tru, studiuesit nga Akademia Amerikane e Neurologjisë kryen një eksperiment mbi 1,315 gra me një moshë mesatare 70 vjeç.

Gratë plotësuan pyetësorë për dietën e tyre, aktivitetin fizik dhe historinë mjekësore dhe më pas iu bë testi i gjakut. Studiuesit pastaj shikuan adresën e shtëpisë së secilës femër për të përcaktuar ekspozimin mesatar të tyre tre vjeçar ndaj ndotjes së ajrit.

Pas rregullimit të moshës, arsimit, pirjes së duhanit dhe faktorëve të tjerë që mund të ndikojnë në tkurrjen e trurit, studiuesit zbuluan se gratë që kishin nivelet më të larta të omega-3 në gjak kishin nivele më të mëdha të materies së bardhë. Materia e bardhë gjendet në indet më të thella të trurit dhe është e lidhur me demencia, studiuesit zbuluan se për çdo rritje kuartile të ndotjes së ajrit, vëllimi mesatar i materies së bardhë ishte 11.52 cm3 më i vogël në mesin e atyre me nivele më të ulëta të acideve yndyrore omega-3.

Prandaj, studiuesit kanë arritur në përfundimin se të paturit e një diete të mbushur me omega-3 mund të mbrojë trurin nga ndikimet e ndotjes së ajrit.

Ka He, nga Universiteti Columbia në New York tha se Acidet yndyrore Omega-3 janë treguar që luftojnë në inflamacion dhe ruajnë strukturën e trurit në plakje.

“Ata gjithashtu janë zbuluar se zvogëlojnë dëmtimin e trurit të shkaktuar nga neurotoksinat si plumbi dhe merkuri. Kështu që ne hulumtuam se acidet yndyrore omega-3 kanë një efekt mbrojtës kundër një neurotoksine tjetër, lëndës grimcë të imët që gjendet në ndotjen e ajrit.” Tha ai.

Këto gjetje sugjerojnë që nivelet më të larta të omega-3 në gjak nga konsumi i peshkut mund të ruajnë vëllimin e trurit dhe mund të mbrojnë kundër efekteve toksike të ndotjes së ajrit.

Burimi: Airqualitynews.com

Leave a Reply