Biçikleta që pastron ajrin

Më të rejat

I njohur për shpikjet e tij Daan Roosegaarde ka shpikur para dy viteve biçikletën e  e zgjuar të smogut, e cila ka një paisje në shiritin që thith ndotësit e ajrit dhe lëshon ajrin e pastër.

Daan është pyetur se pse ka zgjedhur Kinën për të shpikur këtë pajisje dhe për të zbuluar “bukurinë e ajrit të pastër”,

Ai është përgjigjur se Pekini më shumë se çdo qytet tjetër global është sinonim i smogut. Prandaj dhe vendosi të dal me këtë ide se si të përmirësoj cilësin e ajrit në të gjithë vendin.

Përveç synimit të pastrimit të ajrit nga këto biçikleta është edhe inkurajim  për njerëzit që të perdoren më shumë se makinat.

Gjithësecili e din që biçkleta është shumë miqësore dhe simbol për një ambient të pastër, por kjo biçiklet funksionon dyfish sepse deri sa pedaloni ajo pastron ajrin.

 “Kreativitet nuk do të thotë vetëm të krijosh një dizejno të re për biçikletën, por edhe ta përdorësh atë për të përmirësuar mënyrën e jetesës” tregon Rossegaarde.

Biçikleta nuk do të jetë një zgjidhje për të gjitha problemet me ndotjen e ajrit, megjithatë mund të jetë një hap në drejtimin e duhur.

Burimi : studioroosegaarde     airqualitynews

Leave a Reply