Tesla ndërton fabrikë në Gjermani, ambientalistët kundër?
Fabrika e Tesla në Gjermani, për të cilën po përgatitet vendi i ndërtimit të Grunheide, do të punësojë 10.500 punëtorë dhe do të prodhojë, me kapacitet të plotë, gjysmë milion makina në vit në ndërrime.
Ndërtimi i fabrikës, i cili duhet të përfundojë deri në korrik 2021, nuk është aprovuar ende.
Aplikimi për licencë i Tesla-s ofron informacione të ndryshme për numrin e të punësuarve në ndërrim. Po flitet deri në 12,000 në punë të drejtpërdrejta. Sipas të dhënave nga qarqet e industrisë, ndërmjet 3,000 dhe 3.500 punonjës do të punojnë në një ndërrim, në tri ndërrime në ditë.
Tesla ka pastruar një pjesë të zonës në rrezikun e saj dhe po përgatitet për ndërtim. Kërkesa për leje ndërtimi tregon se kompania vlerëson kostot e ndërtimit në rreth një miliardë euro.
Nëse miratohet, puna ndërtimore duhet të zgjasë deri në mars 2021. Fillimi i punës është planifikuar për në korrik 2021.
Fjala është për automobila elektrikë, po megjithatë kritikët kanë frikë se fabrika do të ketë pasoja negative për mjedisin. Deri më tani, janë pranuar 373 ankesa, dhe vërejtjet kryesore të ambientalistëve janë se projekti ka vendin e gabuar, d.m.th. se është një zonë e mbrojtjes së ujit dhe një peizazh i mbrojtur në mes të natyrës së paprekur./bbgreenkosova
Burimi: SEEbiz
Foto: Getty Images