Një trung e përbën pyllin: Shikojeni arrën më të madhe indiane në botë
Ky dru njëkohësisht është edhe park, të cilin e mirëmbajnë shërbimet komunale, të cilat rregullisht ia presin degët, të cilat e kalojnë hapësirën e paraparë për të
Në Natali, kryeqytet i shtetit brazilian Rio Grande Verior apo Rio Grande do Norte, në bret të oqeanit Atlantik, rritet një dru i pabesueshëm.
Vetëm një trung e arrës indiane mbulon siqërfaqen prej 8.500 metrash katrorë, dhe praktikisht i vetëm ai paraqet pyllin.
Ky trung është i regjistruar në librin e rekordeve të Guinessit si druri më i madh i llojit të tij, sepse është 70 herë më i madh se trungu standard i arrës indiane, ndërsa degët e tij arrijnë edhe deri në 50 metra gjatësi.
Madhësia e pabesueshme e këtij trungu është rezultat i mutacionit gjenetik, shkaku i të cilit degët rriten anash, për shkak të peshës lëshohen në tokë dhe aty ku rrënja e prekë tokën – krijohet rrënja e re. Me kohë ato degë, të cilat lëshojnë rrënjë, bëhen trungje sekondare, të cilët në fakat janë “klonë” të trungut amë.
Ky dru njëkohësisht është edhe park, të cilin e mirëmbajnë shërbimet komunale, të cilat rregullisht ia presin degët, të cilat e kalojnë hapësirën e paraparë për të.
Nuk ka informata të sakta se kur e kush e ka mbjellë këtë trung, ndërsa popullata lokale besoj se ky është peshkatari Luis Inácio de Oliveira, në vitin 1888.
Ky gjigant prodhon rreth 60.000 fruta në vit./bbgreenkosova
Burimi: N. Geographic
Foto: Shutterstock.com