Fotografitë e para të gorillave të rralla malore me të vegjlit në malet e Nigerisë

Njeriu dhe natyra

Konservatorët kanë arritur të bëjnë fotografitë e para të gorillave malore me të vegjlit e tyre në malet Mbe, gjë që është dëshmi e rëndësishme që kjo specie, e cila ishte në prag të zhdukjes, po shumohet dhe se përpjekjet për ta mbrojtur kanë dhënë fryt.

Në një moment besohej se vetëm 300 gorilla malore të gjalla kanë mbetur në rajonet e thella malore të Nigerisë dhe Kamerunit, sipas Shoqatës së konservimit të jetës së egër, e cila fotografoi gjurmët e gorillës në maj dhe bëri edhe më shumë foto në qershor, ka bërë të ditur AP.

John Oates, profesor në Universitetin e qytetit të Nju-Jorkut dhe primatologu i cili ndihmoi me projektin për të mbrojtur këto gorilla më shumë se dy dekada më parë, janë shumë të emocionuar për fotot e reja.

Ekspertët nuk e dinë se sa gorilla malore kanë mbetur në këto male dhe janë përpjekur t’i gjurmojnë ato për ca kohë.

Rreth 50 kamera u vendosën në vitin 2012, dhe shumë foto u morën në Kamerun dhe Nigeri, por gorillat malore janë shumë të vështira për t’u kapur në numër të madh në të njëjtin vend, dhe nuk në asnjë foto të vetme ato nuk janë kapur me numër më të madh këlyshësh.

Shoqata e nëntë bashkësive lokale dhe Shoqata e konservatorëve të maleve Mbe kanë punuar së bashku me Shoqërinë e konservimit të jetës së egër që nga mesi i viteve 1990 për të ndihmuar në mbrojtjen e gorillave malore. Që nga ajo kohë asnjë gorillë nuk është shënuar asnjë gorillë e vdekur apo e vrarë në Nigeri që nga ajo kohë, ka bërë të ditur Shoqëria.

Një kohë madje besohej se këto gorilla janë shfarosur, sipas drejtorit të degës së kësaj Shoqërie për Nigerinë, Andreë Dan.

“Kjo histori është një sukses i madh, i cili tregon se komunitetet lokale mund të mbrojnë mjedisin e tyre,” i tha ai AP-së.

Gorillat malore kanë qenë në shënjestër të gjuetarëve për dekada, por gjithashtu edhe e kanë humbur habitatin e tyre, pasi që vendasit kanë prerë pyjet për të çliruar hapësirë ​​për bujqësi. Disa nga ekzemplarët e tyre u “zbuluan” përsëri në fund të viteve 1980.

Rreth 100 gorilla malore janë filmuar në Nigeri dhe rreth 200 në Kamerun, në rajonin kufitar të dy vendeve, i cili mbulon rreth 12,000 kilometra katrorë. Malet Mbe janë shtëpia e rreth një të tretës së popullacionit nigerian të këtyre primatëve.

Gorillat u shmangen jashtëzakonisht njerëzve dhe prania e tyre mund të përcaktohet kryesisht nga vendet e tyre të fshehta, feces dhe gjurmëve të të ushqyerit, thonë ekspertët.

Komunitetet lokale në këtë pjesë të Nigerisë kanë vendosur një ekip prej 16 eko-rojesh për të patrulluar dhe mbrojtur gorillat dhe jetën e tjetër të egër, thotë Dan.

Një zyrtar lokal për ruajtjen e natyrës në Nigeri tha se fotot e fundit të gorillave malore janë marrë në një zonë ku nuk ka asnjë mbrojtje zyrtare, kështu që të shohësh kaq shumë gorila në atë zonë është “shumë premtuese”.

Kërcënimi më i madh gjithmonë kanë qenë gjahtarët, “por besojmë se niveli i gjuetisë është ulur në mënyrë drastike”, tha ai, duke shtuar se grupet e ruajtjes po punojnë gjithashtu për të parandaluar prerjet e paligjshme të pyllit.

Por, disa rreziqe të tjera mbesin.

“Megjithëse gorillat nuk janë më në shënjestër të gjahtarëve, janë vendosur kurthe për kafshët e tjera, gjë që paraqet një kërcënim për gorillat sepse të vegjlit e tyre mund të kapen dhe të vdesin nga dëmtimet e tyre”, tha ai, duke shtuar se sëmundjet gjithashtu paraqesin një kërcënim të mundshëm, por edhe konflikti dhe pasiguria politike në Kamerunin fqinj.

“Refugjatët nga Kameruni po lëvizin nëpër këtë zonë (kufitare), dhe ata ka shumë të ngjarë të rrisin nivelin e gjuetisë. Ata gjithashtu kanë nevojë për tokë për kultivim, kështu që edhe po i çelin pyjet”, vlerëson Dan./bbgreenkosova

Burimi: AP
Foto: WCS Nigeria via AP

Leave a Reply