Ngjyrimet politike mbi një projekt të rëndësishëm mjedisor

Më të rejat

Impianti i ujërave të zeza në Gjilan, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor e mjedisor jo vetëm për këtë komunë, ka drojë të ngecë në realizim për shkak të dallimeve politike dhe mos miratimit të ligjit për ndihmë financiare në Parlamentin e Kosovës shkaku i dallimeve politike.

Së paku kështu duket nga paraqitja e kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka bërë apel “të gjithë deputetëve pa dallime politike” që të miratohet ligji për këtë ndihmë.

“Është jetike zgjidhja e problemit më të madh për qytetarët e Gjilanit dhe vendbanimet tjera afër rrjedhjes së lumenjve, Mirusha, Stanishorka e Morava, siç janë Zhegra, Cernica, Livoq i Poshtëm dhe Livoqi i Epërm, Malisheva, Uglari, Pogragja dhe 40 vendbanime të tjera që janë ndotur nga kanalizimet dhe mbeturinat ka shkruar Lutfi Haziri”, ka shkruar kryetari Haziri në profilin e tij në Facebook.

Marrëveshja për këtë projekt është në vlerë prej 26 milionë euro nënshkruar vitin e kaluar ndërmjet kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, drejtorit të Bankës Evropiane për Zhvillim në Prishtinë, Neil Taylor dhe drejtoritë të të kompanisë së ujësjellësit “Hidromorava”, Muhamet Suliqi.

Siç është thënë atëherë, në këtë projekt përfshihen të gjithë kolektorët dhe ndërtimi i impiantit që është fabrika më e madhe për përpunimin dhe pastrimin e ujërave të ndotura që vijnë nga fshatrat dhe vendbanimet e Gjilanit dhe jashtë komuës, për të parandaluar ndotjen e lumenjve.

“Investitorë janë BERZH-i, Banka Evropiane për Investime dhe Komuna e Gjilanit. Janë tre partnerë që do të mbulojnë miliona euro në ndërtimin e impiantit, ndërsa Qeveria e Kosovës është garantuese e kredisë së butë, pro pjesa më e madhe do të jetë grant. Pra, kemi hyrë në fillimin e fundit të realizimit të projektit kryesor, që nënkupton largimin e të gjitha vadave, përrockave dhe ujërave të zeza, e që do ta bëjnë Gjilanin qytet të pastër, me lumenj të pastër dhe me sistem modern të impiantit”, ka thënë atëherë Haziri.

Siç ka bërë të ditur drejtori i BERZH-it në në Prishtinë, Neil Taylor, impianti do të ketë kapacitet për 76 mijë banorë dhe se janë dakorduar që puna të nis në vitin e ardhshëm.

Me parë, në Sarajevë është nënshkruar marrëveshja për kredi me Qeverinë e Kosovës dhe projekti është duke u financuar së bashku me Bankën Evropiane Investive dhe një pjesë është në formë granti nga BE-ja.

Në projekt përfshihen kolektorët e ujërave të zeza, në gjatësi prej 38 kilometra, për të përfunduar me impiantin për trajtimin e ujërave të zeza në rrethinë të Uglarit, në një sipërfaqe prej shtatë hektarëve.

“Janë katër vite punë në studimin e fizibilitetit, projektit detaj, takimeve me qytetarë për shpronësime, vendimi i Kuvendit te Komunës e takime me donatorë e Qeveri”, ka bërë të ditur Haziri, me shpresë se do të gjenden rrugë politike dhe arsye që t’ibindin të gjithë deputetët që të votojnë./bbgreenkosova

Burimi: rajonipress
Foto:
mapio.net

Leave a Reply