Çfarë po ndodh me elefantët në Afrikë?

Më të rejat

Një problem i ri i cili ka të bëjë me ngordhjen misterioze të elefantëve po e përfshin republikën e Botsvanës në Afrikë.

Dr. Niall McCann dhe disa kolegë të tij, në shtetin e Afrikës jugore kanë vënë re ngordhjen e mistershme të më shumë se 350 elefantësh që po ndodh që prej muajit maj.

Askush nuk e di arsyen e ngordhjes së tyre, sipas institucioneve shtetërore, mostrat e tyre në laboratore janë ende duke u testuar. Dr. McCann i cili merr pjesë në bamirësinë në parkun kombëtar të Mbretërsisë së Bashkuar, në një intervistë me BBC ka thënë se ky problem ka filluar që në muajin maj.

“Ne zbuluam 169 elefantë të ngordhur për gjatë 3 orëve në një udhëtim, të shohësh aq shumë elefantë në atë mënyrë është shumë e pazakonshme.” Tha ai.

Pas një muaji u gjendën edhe shumë raste të tjera duke e shtuar numrin në 350, dhe duke krijuar një situatë alarmante. Dr. McCann thekson se dyshohet që arsyet e vdekjes mund të jenë sëmundje apo helmim, çfardo që po i mbyt këta elefantë po sulmon sistemin neurologjik të tyre.

Gjithsesi, pa u ditur burimi, është e pamundur të thuhet se kjo është ndonjë sëmundje që i prek njerëzit, e gjithashtu ai ka theksuar se besohet që virusi i Covid 19 ka nisur të shfaqet edhe në kafshë.

“Ne kemi dërguar mostra për tu testuar, dhe po shpresojmë që rezultatet do të dalin në javët e ardhshme.”Tha ai. /bbgreenkosova./

Burimi:https://www.bbc.com/news/world-africa-53257512

Leave a Reply