Një qershor si ky nuk mbahet mend ndonjëherë

Më të rejat

Edhe pse gjatë muajit të qershorit, kemi qenë më të kufizuar në lëvizje përshkak të situatës së pandemisë, të gjithë e kemi vënë re ngritjen e madhe të temperaturave.

Sipas shërbimit Europian Copernicus mbi ndryshimin klimatik, muaji qershor i këtij viti është muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë duke u bazuar nga qershori 2019, e gjithashtu duke përmendur anomalitë shqetsuese të temperaturave dhe zjarret në Siberi.

“Qershori 2020 është i barabartë me qershorin 2019, muaji qershor më i nxehtë që prej fillimit të të dhënave, 0,53 gradë Celsius mbi mesataren e periudhës 1981-2010”, theksoi Copernicus në një komunikatë, pas muajit maj tashmë rekord.

Situata që ia tërheqi vëmendjen më së shumti shërbimit Europian por edhe gjithë botës janë temperaturat e larta në Siberi. Temperaturat mesatare shkuan deri në 10 gradë celsius.

foto: ata.gov.al

Më 20 qershor, një temperaturë prej 37 ° C gjatë një ore u regjistrua në Siberinë lindore, një rekord brenda Rrethit Arktik, sipas Copernicus. Copernicus ka theksuar se çdo vit temperaturat në Siberi dhe në Arktik po thyjnë rekord, çfarë do që ndodh në Siberi, ndikon në të gjithë botën dhe në sistemin e saj klimatik, këto ndryshime në Arktik, do të ndikojnë në infrastrukturë dhe në qytete e në shtëpi të këtij regjioni.

Corpernicus thotë se këto temperatura të jashtëzakonshme janë të lidhura me faktorë të ndryshëm ndërveprues, veçanërisht regjimin e erërave dhe një mbulesë veçanërisht e ulët e dëborës. /bbgreenkosova./

Burimi: https://ata.gov.al/

Leave a Reply