Shkrirja e permafrostit mund të ‘lirojë’ bakteriet e virusët e lashtë

Më të rejat

Shkencëtarët tërheqin vërejtjen për dukuri shqetësuese në Arktik.

Gjatë dy javëve të fundit temperaturat në Siberi për shkak të një vale nxehtësie që s’mbahet mend kanë arritur 38 gradë Celsius rekorde dhe atje njëkohësisht kanë shpërthyer zjarrë të mëdha, duke liruar sasi kolosale të dioksidit të karbonit në atmosferë, gjë që mund të shkaktojë rrethin vicioz të “thyerjes klimatike”.

Dhe, deri sa shkencëtarët të cilët merren me ndryshimet klimatike po mendojnë për atë se a paraqesin këto skajshmëri fillimin e një epoke të re të frikshme të shtimit të dukshëm të temperaturës në Arktik, planeti ende është i përfshirë nga pandemia e koronavirusit, e cila nuk po pushon, transmeton The Independent.

Bota mund të ballafaqohet me sëmundje ngjitëse

Ata kanë frikë se bota në këtë çast mund të ballafaqohet me rreziqe të reja, ngrohjen e planetit njëkohësisht me sëmundjet shumë ngjitëse.

Shkencëtarët thonë se me ngrohjen e veriut të skajshëm të Tokës mund të ‘lirohen’ virusë të shumtë të vjetër dhjetra madje qindra mijëra vite, të cilët të groposur thellë në akullin e përjetshëm siberian, për kohë të gjatë janë në qetësi në gjendje të ngrirë.

Për shkak të ngrohjes së shpjetuar, e Arktiku po ngrohet së paku dyfish më shpejt se pjesa tjetër e botës, permafrosti atje po shkrihet për herë të parë që nga epoka e fundit e akullit, me ç’rast ekziston rrziku nga lirimi i patogjenëve ne të cilët njeriu bashkëkohor deri më tash nuk është takuar.

“Supozimi se bakteriet mund të mbijetojnë gjatë përfundimisht është pranuar në qarqet shkencore. Mbetet vetëm pyetja – sa gjatë? Një milion vjet? 500.000 vjet?”, ka thënë për revistën e Greenpeace-it ‘Unearthed’ Jean Michel Claverie, virolog nga Universiteti Aix-Maseille.

Bakteriet nga permafrosti mund te ngjallen?

Ai ka thënë se “ekzistojnë hulumtime jashtëzakonisht cilësore, të cilat udhëzojnë në atë se bakteriet nga permafrosti i thellë mund të ngjallen.

Edhe dr. Chantal Abergel, virologe nga po i njëjti universitet, thotë se është e mundur “ngjallja e virusëve nga mostrat e vjetra të permafrostit. Deri më tash është arritur me ata të vjetër 30.000 vjet”. Sipas saj, deri më tash hulumtuesit ia kanë dalë që me sukses t’i riaktivizojnë virusët e lashtë ADN, por edhe virusët shumë më të brishtë ARN.

Virusët ARN kanë të bëjnë me sëmundjet si gripi spanjoll dhe koronavirusi i ri përgjegjës për pandeminë aktuale, ndërsa virusët ADN përfshijnë sëmundjen sot praktikisht të çrrënjosur të lisë.

Pasi që virusi të gjendet në qelizën e nikoqirit, fillon të lirojë ADN-në apo ARN-në e tij, i cili përmban informacionin e nevojshëm për të krijuar grimca të reja të virusit dhe kështu e merr mbikëqyrjen mbi disa aspekte të metabolizmit të qelizës.

Kërcënim tjetër për njerëzimin paraqesin bakteriet. Për shembull, në vitin 2016 epidemia e antraksit në Siberinë Perëndimore ka shkatërruar kopetë e irvasëve. Pasi që në qershor trualli është shkrirë, me sëmundje janë infektuar 23 persona, ndërsa prej pasojave të saj ka vdekur një person.

“Kjo është recetë për katastrofë”

Dr. Claverie tërheq vërejtjen për rrezikun që paraqet jo vetëm shkrirja e permafrostit, por edhe aktiviteti i shtuar njerëzor dhe i kafshëve në rajonet të cilat tash e një kohë të gjatë janë të banuara rrallë.

“Kjo është recetë për katastrofë, sepse këtu keni njerëzit dhe virusin ‘e freskët’. Pra, nëse njeriu gjendet mes virusëve të ngrirë të cilët mund të jenë pandemikë, ai mund të infektohet, ta replikojë virusin dhe të shkaktojë pandeminë”, përfundon Claverie./bbgreenkosova

Burimi: The Independent
Foto: TASS

Leave a Reply