uta ibrahimi, alpinizmi, himalaya, kosova, bbgreenkosova. prishtina, natyra, bickileta, natyra

UTA E HIMALAJEVE PA SHTIGJE PËR BICIKLETË

Njeriu dhe natyra

Ne duhet të kemi përparësi, sepse ne e mbrojmë mjedisin jo vetëm për vete, por edhe për drejtuesit e makinave

Uta Ibrahimi, alpiniste

Në jetën e përditshme unë kaloj gogja kohë në përgatitjet fizike për ekspeditat e mia në Himalaya.

Mesatarisht gjate dites i kaloj 2 deri  në 5 orë ushtrime. Në këtë kohë përfshihen kryesisht aktivitete në natyrë, ose gjatë diteve të javës sa jam në Prishtinë, aktivitetet e mia i bëjë këtu, në Prishtinë.

Ka shumë pak hapësira ku mundem të bëjë aktivitetet e mia fizike, të vrapoj apo të dal me bicikletë. Megjithatë kohëve të fundit kanë ndodhur disa ndryshime. Prishtina ka filluar të krijojë hapësira përkatëse, në këtë rast për nevojat e mia. E mira e kësaj është se këto hapësira tash po i shfrytëzojnë edhe qytetarët që duan të merren me aktivitete sportive.

Perveç parkut të Gërmisë janë edhe disa lagje që unë i shfrytëzoj për përgaditje fizke,  siç janë:  Sofalia, Kolovica dhe Matiçani që i kanë shumë afër shtigjet e vrapimit dhe bicikletave. Në këto lagje janë me dhjetra shtigje shumë, shumë të mira dhe të bukura, gjithashtu.

Megjithatë, ka raste kur nuk mundem t’i shfrytëzoj shtigjet e këtyre lagjeve, prandaj aktivitetet e mia i zhvillojë brenda Prishtinës, në lagjen ku unë jetoj dhe rreth saj.

Për mua, brenda qendrës së qytetit  për vrapim është edhe rreth Stadiumit të Prishtinës. Do të ishte shumë mirë sikur të na mundësohej ndonjëhrë qasja brenda në stadium për aktivitete fizike.

Shkallët e lagjës së Arbërisë i shfrytëzoj për vrapim, por gjithashtu tash po ecin apo vrapojnë mjaft qytetarë, kjo është një gjë është shumë e mirë.

Ndërsa, për përdorimin e bicikletës në Prishtinë për sport apo për të shkuar në punë, nuk  ka siguri, përbën mjaft rrezik mirëpo unë lëvizi me bicikletë që prej vitit 2012.

Shumë njerëz më kanë thënë se si po guxoj të dal me bicikletë në rrugë, sepse është shumë rrezik?!

Por, me kalimin e kohës njerëzit kanë filluar të vetëdijesohen, edhe pse nuk ka shtigje për bicikleta drejtuesit e automjeteve po na pranojnë në rrugët e makinave.

Janë disa momente të pakëndshme kur drejtuesit e automjeteve bëhen nërvozë se u kam zënë rrugën, por unë vazhdoj të lëvizi në të njëjtën vijë me makinat. Sidoqoftë, mua si bicikliste më takon e drejta për të lëvizuar me bicikletë ashtu si edhe makinat. Madje, besoj që ne duhet të kemi përparësi, sepse ne e mbrojmë mjedisin jo vetëm për vete, por edhe për drejtuesit e makinave.

Tash makinat më shumë po qarkullojnë në autostrada, ndërsa rrugët dytësore apo tretësorë janë më pak të përdorura nga makinat. Këto rrugë i shfrytëzoj mjaft shumë dhe ndjehem e sigurtë me bicikletë. Por më e mira është se këto rrugët dytësore janë me pamje të bukur dhe të gjelbër.

Pavarësisht vështirësive që kam në zhvillimin e aktiviteteve të mia sportive në Prishtinë, mendoj që kjo dukuri po ndryshon vazhdimisht. Fakti, që ne po punojmë në këtë drejtim dhe po e ngrisim zërin Komuna e Prishtinës ka filluar të bëjë zgjidhje edhe për këtë kategori të qytetarëve./BBGreenKosova

 

Leave a Reply