climagration, climate change, global warming, world

Ndryshimet klimatike janë duke kërcënuar jetën e komuniteteve në të gjithë botën

Më të rejat

Djegia e pyjeve, përmbytjet dhe erozionet e tokës janë kthyer në diçka normale, po që në të vërtetë po shkatërrojnë jetën e njerëzve.

Por çfarë ndodh kur ndryshimet klimatike shkaktojnë ngjarje ekstreme të cilat bëhen kronike dhe në këtë mënyrë i bëjnë disa komunitete të pajetueshme?

Kjo pyetje ka frymëzuar një kërkim shkencor global të fokusuar rreth një tematike të quajtur “Klimagracioni”.

Ky kërkim ka të bëjë me zhvendosjen e planifikuar të një komuniteti të tërë në vende të reja larg rreziqeve klimatike, i cili ka filluar tashmë si proces. Fenomenet e rrezikshme natyrore shkatërrojnë jetën ekonomike, sociale dhe fizike të komuniteteve. Në këtë mënyrë ngelen dy opsione për të vazhduar jetën normalisht.

E para është rregullimi i dëmeve të shkaktuara dhe kthim në gjendje të mëparshme, e cila quhet rezistencë. Ndërsa mënyra e dytë është të rregullosh dhe të fortifikosh mbrojtjen përballë problemeve të së ardhmes në një proces adaptimi. Klimagracioni është pikërisht një formë ekstreme e adaptimit nga rreziku i ndryshimeve klimaterike.

Klimagracioni nuk është më një shqetësim për të ardhmen, por një sfidë e së tashmes. Nocioni i zhvendosjes strategjike të komuniteteve është kthyer me shpejtësi nga imagjinatë në realitet.

Në 2016-ën Departamenti Amerikan i Zhvillimit Urban krijoj një fond prej 1 miliard dollarësh për të ndihmuar komunitetet të përshtaten me ndryshimin klimatik në 13 shtete.

Mjaft shtete anembanë botës po përgatisin profesionistë të aftë urban, të cilët mund të përballojnë probleme komplekse, siç është pikërisht zhvendosja e bashkësive. Në këtë lloj emigracioni luajnë një rol të madh shumë faktorë, si konsensusi midis njerëzve dhe udhëheqja e fortë politike e liderëve, të cilët duhet të kuptojnë në kohën e duhur se ndryshimi klimatik në të ardhmen do të shkaktojë probleme të mëdha tek njerëzit.

Ky koncept i ri i zhvendosjes urbane fillimisht pritet të shtrihet vetëm në fshatra të vegjël të cilët janë mjaft të prekur nga fenomenet natyrore.

Leave a Reply