Mbeturinat ndotin ujin
Me shekuj njeriu ka hedhur mbeturina në ujë. Sot ujin e ndotin komunikacioni ujor, agrokemikatet[pesticidet dhe plehrat artificiale nga tokat bujqësore,],sapunet detergjentet, zbërthyesit nga amvisria dhe fabrikat,pastaj metalet [p.sh.,plumbi dhe zhiva] nga proceset industriale,agjensat infektivë si dhe temperatura.
Të gjithë këta ndotës e gjejnë rrugën deri në lumë e nga andej përcillen deri në det ose në oqean. Ndotja e ujërave mund të jetë sipërfaqësore,e thellë,bregdetare dhe e limaneve.Në ndotjen e ujërave rol të madh ka edhe erozioni i tokave. Lumenjë çdo vit bartin sasi të mëdha të dheut i cili përmban materie kimike si plehra,pesticide dhe insekticide.Megjithat, ndotja e ujërave po bëhet për ditë e më tepër problem serioz.
Ndotja e ujrave mund të jetë,sipërfaqësore,e thellë,bregdetare dhe e limaneve.Burimet e ndotjes janë mbeturinat e ushqimit,hedhurinat industriale,teknologjike dhe kanalizimet e qyteteve.Në ndotjen e ujërave rol të madh ka edhe erozioni i tokave. Lumenjtë për çdo vit bartin sasi të mëdha të dheut i cili përmban materie kimike si: plehra,pesticide dhe insekticide.
Pesticidet janë agjens kimik të cilët asgjësojnë dëmtuesit,pra llojin e caktuar, mirëpo shpeshherë duke i eleminuar dëmtuesit dëmtohen edhe ata organizma që janë të dobishëm.Ujërat në afërsi të qyteteve përmbajn mikroorganizma, ku prezenca e tyre është e pranishme më shumë në ujërat pak të lëvizshëm.Mikroorganizmat mund të vendosen në indet e peshqve dhe guacave me të cilat njerëzit infektohen pas konsumimit.Sot në botë për çdo vit sëmuren me mija persona nga sëmundjet që barten me ujë.
Ndotja është prezente gati çdokund rreth qyteteve të mëdha.
Burimi: academia,edu
Photo: ultraflow.com