Samitit Botëror i Ujit në Berlin: Reduktimi, përshtatja dhe zbutja nga ndryshimet klimatike (9)

Green journalism, Më të rejat, Ndryshimet Klimatike

Behare Bajraktari, Berlin

Gazetare & publiciste/ E specializuar në  raportime për ndryshimet klimatike dhe mjedisore

Menaxhimi dhe infrastruktura e ujit është një sfidë për një adresim urgjent dhe një zbatim të përhershëm. Ekspertë të fushës së ujit thonë se: “Askush nuk tregon sesa do të kushtojë përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike, s’ka një model biznesi për përshtatje, as për makinat elektrike as për sektorët e tjerë”.

Për derisa akoma nuk ka model pune për përshtatje me ndryshimet klimatike, atëherë lind nevoja për financim publik të përshtatjes dhe se, si qeveritë nuk I kanë buxhetet për të menaxhuar krizën e ujit.

Gjatë paneleve të ndryshme të diskutimeve gjatë Samitit Botëror të Ujit u tha se Banka Botërore është shumë e rëndësishme dhe se është ajo që mbështet vendet duke qenë se është lojtare e rëndësishme për qeveritë dhe reformimet e vendeve të cilat janë në përballje me ndryshimet klimatike sidomos në sektorin privat.

Fillimisht thanë se duhen 4 miliardë dollar për të zhvilluar vendet dhe për t’u ballafaquar me përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.

Pastërtia miliardëshe e ujit

Pastërtia e ujit dhe dekarbonizmi janë çështje që duhet të bëhet më shpejt dhe nevojitet një buxhet prej 7 trilion dollar për investime deri në vitin 2030 për sektorin e ujit – industrinë e ujit.

Gjithashtu, theks të veçantë mori menaxhimi i humbjeve të ujit i cili duhet të manaxhohet me plane të reja. Në këtë samit thanë se nuk po flitet mjaftueshëm për cilësinë  e ujit, kjo është e rëndësishme sa edhe sasia e ujit, njësoj edhe për ujërat nëntokësore.

Ndryshimet klimatike po sjellin ndryshime në ekonomi dhe se përshtatja është thelbësore për bashkëpunimin në partneritetin publiko-privat duke përfshirë qeveritë në bashkëfinancim, të bindur se ky duhet të jetë drejtimi.

Sektori I ujit në partneritetin publiko-privat do të rrisë cilësinë e ujit, por edhe rritjen e çmimit, sepse sipas ekspertëve çmimi reflekton cilësinë dhe se duhet bindur sektorin publik të ujit të bëhet bashkë me sektorin privat dhe pa të cilin nuk mund të bëhet asgjë.

Kompanitë e mbledhura në samit të shqetësuar thanë se uji i pijes është duke u mbi konsumuar dhe jo edhe për shumë kohë mund të kemi të njëjtin balancë të ujit.

Të ndalet nënvlerësimi i ujit

Të gjithë pjesëmarrësit janë të pajtimit se uji po nënvlerësohet dhe nuk po kapitalizohet siç duhet dhe sa duhet krahasuar me produkte të tjera. Për shembull mënyrën se si ujin e përdor sektori bujqësorë të cilët kanë sjellje të këqija me ujin. Ne nuk duhet të japim mesazhe se uji është pa pagesë për përdorim në bujqësi, prandaj duhet të ketë një çmim.

Ndër folësit kryesorë të samitit, shkencëtari suedez i cili udhëheq Institutin Postdam Johan Rockström tha se: “Kemi nevojë për më shumë investime në sektorin publik, sepse për shkak të mungesës së ujit do të kemi lëvizje të popullatave, me migrime që do të sjellin kriza dhe se askush me siguri nuk e di se sa ujë ndodhet nën tokë dhe se duhet t’i çojmë tubacionet nën tokë për të kuptuar se sa ujëra nëntokësore kemi.

Nesër: Dialogu për ujin dhe samiti i ardhshëm në Londër

—–

Leave a Reply