Kur është e pashëndetshme cilësia e ajrit për grupet e ndjeshme?
E pashëndetshme për grupet e ndejshme 101-150
Grupet e ndjeshme përfshijnë personat me probleme me zemër dhe me mushkëri, të moshuarit, fëmijët dhe të rinjtë Grupet e ndjeshme: zvogëloni aktivitet e gjata e të lodhshme. Është në rregull me qenë aktiv edhe jashtë, por bëni më shumë pauza dhe kryeni aktivitet me më pak intensitet. Kujdes simptomave si kollitja, mungesë e ajrit gjatë frymëmarrjes.
Personat me astmë: duhet të i përmbahen planeve të tyre dhe të kenë me vete medikamentet, për lirim të shpejt të frymëmarrjes. Nëse keni sëmundje të zemrës: simptomat si rrahjet e shpejta të zemrës, mungesë e ajrit për frymëmarrje ose lodhje të pazakontë, kontaktoni qendrat mjekësore.
Çka është ndotja me Materiet grimcore (pluhur)?
Ndotja e ajrit vjen nga burimet e ndryshme: Materiet grimcore PM2.5 vinë nga termocentralet, proceset industriale, nga tymi i veturave, stufat me dru, me thëngjill dhe në ekonomi familjare ku digjet vaji i përdorur dhe mbeturinat (ata që kanë kaldaje për ngrohje qendrore) dhe zjarret. Materiet grimcore PM10 vinë nga veprimet e ndryshme.
Burimi: AMM
#leteflasimperajrin #letstalkaboutair