Thuaj Jo Qeseve të Plastikës

Më të rejat

“Thuaj Jo Qeseve të Plastikës”, kështu ka filluar fushata e “Handikos” dhe Organizatës “The Balkan Forum” në Prishtinë përmes një veprimi simbolik, por që sensibilizon qytetarët për mjedisin.

Personat me nevoja të veçanta tash e disa muaj i kanë punuar mbi 3 mijë trasta të ripërdorshme. Për këto trasta shprehen mjaft interesim edhe qytetarët.

Sipas statistikave të ndryshme nëpër botë, përafërsisht 79 përqind të plastikës së prodhuar në 70 vitet e fundit janë hedhur.

Në Kosovë ka mungesa të mëdha të  klasifikimit të mbeturinave dhe të riciklimit të tyre, e gjithashtu hedhja e mbeturinave dhe e plastikës nëpër vende jo adekuate e nëpër rrugë është bërë një problem i madh për vendin tonë i cili po e dëmton rëndë ekosistemin dhe gjallesat e ndryshme përfshirë edhe njerëzit. Ky është një problem që është shpërfillur nga qytetarët dhe që duhet të mirren masa sa më shpejtë.

Sipas të dhënave statistikore vetëm brenda dy viteve të fundit në Kosovë janë importuar mbi 12 mijë tonë produkte të plastikës.

Disa fakte mbi plastikën dhe ndotjen e saj në gjithë botën:

  • Gjatë dekadës së fundit, në gjithë botën është prodhuar më shumë plastikë se sa gjithë shekullit të fundit.
  • 50 përqind të plastikës që e prodhojmë, e përdorim vetëm një herë.
  • Prej të gjithë plastikës që prodhohet, riciklohet rreth 10 përqind e saj.
  • 46 përqind e plastikave në botë, pluskojnë mbi ujëra për shumë vite, e pastaj fundosen në brendësi të oqeaneve.
  • Plastikës i duhen 500 deri në 1000 vite që të dekompozohet.
  • Deri tani, janë raportuar se përafërsisht 700 specie ujore kanë ngrënë mbetje plastike nëpër oqeane.
  • Më shumë se 5 trilion copëza plastike janë hedhur nëpër oqeane.
  • Në botë për një minutë përdoren rreth një milion qese plastike.
  • Shumë kimikate të plastikës, janë vërtetuar që ndikojnë në hormone dhe efekte të tjera në shëndetin tonë.

BB Green Kosova

Leave a Reply