Ajri i ndotur në Kosovë me pasoja shëndetësore dhe ekonomike

Më të rejat

Corona virusit iu gjeten disa vaksina përkundër pasojave shëndetësore dhe ekonomike, por ndotja e ajrit është një kërcënim urban për më shumë se një shekull, dhe ne jemi mësuar padashje të jetojmë me të edhe pasi miliona njerëz vdesin prej ndotjës. Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Mjedisit të paktën një në tetë vdekje të evropianëve është rezultat i ndotjes mjedisore.

Ndër të parat që që bie në kontakt me ajrin është lëkura, ndërsa ndotja ka rritur ndjeshëm sëmundjet në trupin e njeriut, pa llogaritur edhe dëme të tjera mjedisore.

Për emisionin  “RTK  Story” ka folur hapur Zelushe Kelmendi nga Obiliqi, e cila i vuan tej mase pasojat e ajrit të ndotur duke ju shfaqur alergji, iritime, kruarje dhe përkeqësim i puqrrave si në fytyrë ashtu edhe në trup. Zejlushja tregon se si mënyrë të vetme që t’i largoj kruarjet, puqrrat nga fytyra dhe nga trupi është larja apo pastrimi i përdtishëm, ashtu edhe sich e rekomandojnë edhe mjekët.

Ndotja e ajrit vlerësohet të kontribuojë në të paktën 5 milion vdekje të parakohshme në të gjithë botën çdo vit. Ndërsa në Kosovë sipas të dhënave të Bankës Botërore rreth 4 mijë persona vdesin para kohës për shkak të mjedisit të ndotur, ajrit të ndotur. Për shkak të ajrit të ndotur para një viti edhe ambasada e Suedisë në Kosovë filloj fushatën digjitale #LetsTalkAbouttheAirPollution.

Ambasadorja e Suedisë në Kosovë Karin Hernmarcktha se: “Ne e filluam këtë fushatë sepse menduam që mjedisi është çështje e rëndësishme si në Kosovë ashtu edhe në tërë rajonin. Ne mendaum në të vërtet të flasim për ajrin e ndotur ta adresojmë si individaulisht ashtu edhe politikisht. Prandaj ne e filluam me hashtagun #LetsTalkaAboutAriPollution, sepse kjo është një temë e rëndësishme dhe e prekë secilin”.

Ambasadorja Hernmarck shtoi se: “Fushatën po ua adresojmë njerëzve që të fillojnë të flasin për ajrin e ndotur dhe të ndikojnë të institucionet, pra ne dëshirojmë që të fillojnë institucioent ta marrin seriozisht dhe ne besojmë  që njerëzit do të fillojnë të angazhohen dhe të kenë ndikim te institucionet dhe ato të reagojnë sepse kjo çështje është parësore për njerëzit që jetojnë në Kosovë”.

Shumë qytete në Kosovë vuajnë nga cilësia e dobët e ajrit, me koncentrime të grimcave në ambient me diametër 2.5 mikrometër ose më pak (PM2.5) që i tejkalojnë ndjeshëm standardet kombëtare dhe të Bashkimit Evropian (BE) dhe udhëzimet globale të cilësisë së ajrit për PM2.5 të vendosura nga OBSH-ja.

Sipas pulmologut Besim Morina, ajri i ndotur ka pasoja për shëndetin në disa rrafshe, ka pasoja duke shkaktuar sëmundej të reja, por më së shumti ndikon te ata që kanë sëmundje paraegzistuese, personat me sëmundje kronike. Pulmologu Morina thotë se ajri i ndotur zakonisht te këta persona shkakton përkqeësim dhe paraqitje të simpotmave të reja.

Këta pacient me probleme shëndetësore pulomolgjike mjekohen në repartin e Pulomogjisë ku oborri i këtij reparti është i rrethuar me automjete që thithin ajër të ndotur si dhe përballen me smogun e autmojeteve dhe zhurmat e tyre për rreth.

Sipas  një raporti të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor për mjedisin, për vitin 2019 për Kosovën  Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut, provat e reja sugjeruan që Ndotja e Ajrit të Mjedisit luajti  rol në përhapjen dhe ndikimin e pandemisë.

Në raportin e publikuar së fundmi nga Agjencia Europiane e Mjedisit “Cilësia e ajrit në Europë – 2018”, Kosova kishte 3,700 vdekje nga ajri i ndotur, që duke pasur parasysh popullsinë e saj prej vetëm 1.9 milionë banorësh e rendit atë të parën në Europë, ku ajri i ndotur ka bërë që të humbin jetën 0.2% e popullsisë.

Ndërsa, të dhënat e Agjensioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, tregojnë se ajri është “i pashëndetshëm” 50% të kohës, “shumë i pashëndetshëm” 20% të kohës dhe “i rrezikshëm”5% të kohës. Kur ajri kategorizohet ose si shumë i pashëndetshëm, ose i rrezikshëm, e gjithë popullsia mund, ose ka gjasa të përjetojë efekte serioze shëndetësore.

Raporti i Bankës Botërore përllogaritë se rreth 760 njerëz vdesin para kohe çdo vit në Kosovë për shkak të ekspozimit ndaj Ndotjës së Ajrit të Ambientit.

Rreth 11 për qind të kësaj barrë shëndetësore e bart Prishtina. Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve, 90 për qind janë nga Sëmundje Ishemike e Zemrës dhe sulmi në zemër.

Kostoja ekonomike e përllogaritur e mortalitetit të lidhur me ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit në Kosovë ishte prej 160 deri në 310 miliona $, ekuivalent me 2.5 për qind – 4.7 për qind të bruto produktit vendor (GDP) në vitin 2016./BBGreenKosova

Burimi: RTK

Leave a Reply