Shqipëria ndalon ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Vjosa

Ajri, Uji, Toka, Më të rejat

Di Caprio: Parku mund të bëhet një model për Strategjinë e Biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër

Aktori hollivudian Leonardio Di Caprio ndan një lajm shumë të madh për lumin “Vjosa”.

Ai shkruan se: “Ndërsa ne presim që Kryeministri Federal dhe qeveria e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë të ndërmarrin hapa ligjore për të mbrojtur lumenjtë  e vendit nga shkatërrimi i mëtejshëm nga hidrocentralet e vogla, ka lajme shumë premtuese që vijnë nga Shqipëria.

Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës mund të shpëtohet nga zhvillimi i hidrocentraleve t ë “Zemres së kalter”.

Aktori Di Caprio shkruan se: “Me 25 Shtator, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi se projekti i digës “Kalivaç” u refuzua dhe se zona do të bëhet një park kombëtar. Parku Kombëtar i Lumit të “Vjosa” do të bëhej vendi më i madh i Evropës për ruajtjen e lumenjve që mbulon disa qindra kilometra lumenj dhe përrenj dhe mbron qindra apo edhe mijëra specie si ngjala e Evropës në rrezik global dhe flutura e Vjosës e zbuluar së fundmi”.

Ai thotëse kjo të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës dhe parku mund të bëhet një model për Strategjinë e Biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër. Në pritje të më shumë lajmeve të mira në lidhje me veprimet konkrete për mbrojtjen e përhershme dhe të plotë të lumenjve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri dhe pjesën tjetër t ë  “Zemres së  kaltër” të rajonit të Ballkanit

Ndërkohë që shkrimin e tij, Di Caprio e shoqëron me një fotografi nga Vjosa ku shkruhet mesazhi “Vjosa, jo diga”.

Rreth një vit më parë Leonardo Di Caprio iu bashkua nismës për mbrojtjen e lumit Vjosa kundër ndërtimit të hidrocentraleve.

Në rrugën e tij, mbi 270 km, lumi i Vjosës karakterizohet nga kanione të bukur, rrjedha të rrëmbyeshme, ishuj dhe kthesa që krijojnë gjarpërime të mrekullueshme. Çfarë e bën këtë lumë vërtetë të veçantë ndërkombëtarisht është fakti, se pothuajse të gjitha degët e tij rrjedhin të pandërprera dhe të paprekura, duke krijuar një rrjet lumor të gjallë si diçka që nuk haset më aktualisht në Europë./BB Green Kosova

Foto: https://riverwatch.eu/de/node/413

Leave a Reply