Gjermania me vetura elektrike, ndërsa Kosova bëhet ‘deponi’ e vjetërsirave
Kosova jashtë nismave të gjelbra dhe të shëndetshme
Gjermania do të duhet t’i ndërtojë rreth 440 mijë stacione për rimbushjen e veturave elektronike deri në vitin 2030. Këtë të dhënë e ka bërë publike një studim i porositur nga Ministria e Transportit në Gjermani, që u publikua të enjten, shkruan Rel. Studimi gjeti se pas dhjetë vjetësh në rrugët e Gjermanisë do të qarkullojnë rreth 14.8 milionë vetura elektrike.
Studimi parashikoi që dy të tretat e hapësirave private të parkimit deri në vitin 2030 do të kishin një pikë për rimbushjen e veturave, por ato do të siguronin vetëm 41 për qind të energjisë elektrike të nevojshme për automjetet.
“Për më tepër, pikat publike të rimbushjes janë një domosdoshmëri”, thotë studimi. Në qytete ishte i nevojshëm një stacion publik i rimbushjes për 14 automjete, ndërsa, në fshat, sipas studimit, duhej vetëm një për 23 automjete.
Aktualisht, Gjermania ka vetëm 33 mijë stacione publike për rimbushje të veturave elektrike. Ndërsa, Kosova nuk është përfshirë në rrugëtimin ekeologjik mjedisor në veçanti për vetura elektrike. Kosova vazhdon të importojë vetura të përdorura që europianët i nxjerrin nga përdorimi, në vechanti Gjermania.
Nga ana tjetër një rënie e importimit është vërjetur vetëm si pasojë e pandemisë e cila ra me rreth 30 përqind. Nëse më herët Kosovaka importuar rreth 11 mijë automjete gjatë shtatë muajve të parë të vitit, tani kemi vetëm 8500 automjete. Sipas Doganës së Kosovës, importi për automjete kryesisht dominohet nga bendet evropiane e cila prinë Gjermania.
Në vitin 2018 u miratua ligji që kufizonte vjetërsinë më të vejtra se dhejtë vite e autmojeteve të importuara në Kosovë dhe egjithë kjo u bë me arsyetimin se numri i madh i veturave të vjetra po shkaktonte probleme në komunikacion dhe ndotje të mjedisit.
Fillimi i vitit 2019 ka shënuar importin më të madh të veturave të vjetra që prej hyrjes në fuqi të këtij ligji. Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës vetëm gjatë tre muajve të parë të 2019-ës janë importuar 3 mijë e 374 vetura të përdorura dhe 582 vetura të reja.
Ndërkohë, që nga 2018-ta e deri tash, në vend kanë hyrë mbi 20 mijë vetura të vjetra dhe vetëm 4 mijë të reja. Derisa, për t’i blerë gjithë këto vetura të përdorura, kosovarët kanë shpenzuar më shumë se 70 milionë euro.
Në Kosovë qarkullojnë mbi 340 mijë vetura, e treta në rajon për nga numri i tyre dhe e dyta për nga numri i aksidenteve.
Çdo ditë në Kosovë janë importuat mesatarisht 95 vetura në ditë përderisa nga to lirohet mbi 4 mijë kilogramë dyokside karboni (CO2) në ditë./BB Green Kosova
Foto: electrek