Zbulim i ri: Po ngrohen edhe pjesët më të thella të oqeanit
Sa herë që kontrollojmë të dhënat, zbulojmë se oqeani është më kompleks sesa mendohej më parë, thotë tha oqeanografi Chris Meinen
Ngrohja globale po prek edhe pjesët më të thella të oqeanit. Shkencëtarët nga administrata kombëtare oqeanike dhe atmosferike e SHBA-së (NOAA), falë termometrave të instaluar në pjesët më të thella të oqeanit Atlantik jugor, kanë regjistruar një rritje mesatare të temperaturës prej 0,02 gradë Celsius gjatë dekadës së fundit, në varësi të thellësisë, shkruan ScienceAlert.
“Gjatë viteve të fundit, të gjithë kanë supozuar se oqeanet e thella janë në qetësi. Ne nuk kemi vërejtur ndonjë ndryshim,” tha oqeanografi Chris Meinen nga NOAA.
“Por sa herë që kontrollojmë të dhënat, zbulojmë se oqeani është më kompleks sesa mendohej më parë. Ngrohja e vëzhguar mund të jetë për shkak të ndryshimit të klimës të bërë nga njeriu, shkaktuar nga rritja e temperaturave të oqeanit pranë sipërfaqes së tij.”
Ai shton se oqeani i thellë, një zonë më e thellë se 2,000 metra, nuk është studiuar shumë mirë deri më tani. Pjesët e thella të oqeanit janë aq të vështira për t’u arritur, thotë ai, saqë temperatura në ndonjë nga vendet e studiuara zakonisht merret vetëm një herë në dekadë.
Ekipi i Meinenit mati temperaturat nga 2009 në 2019 duke përdorur një sensor të shtratit të detit në katër vende në pellgun argjentinas pranë brigjeve të Uruguait. Një nga pajisjet e monitorimit të temperaturës u vendos në një thellësi prej 4757 metrash dhe tregoi një sasi të habitshme të ndryshueshmërisë.
Regjistrimet e temperaturës nga dy vendet më të thella treguan një prirje të qartë të ngrohjes gjatë dekadës së përmendur.
Në thellësi më të vogla se 1360 e 3535 metra temperaturat janë luhatur shumë më tepër se sa kanë pritur shkencëtarët dhe meqë ndryshimet kanë qenë pak më të mëdha në thellësi edhe më të mëdha, mostra e tyre totale i përgjigjet asaj që po ndodh në sipërfaqe të oqeanit.
Është treguar se ujërat në 4540 metra nën sipërfaqe janë ngrohur nga mesatarja prej 0,209 gradë Celsius në 0,234 C, ndërsa kuji në 4757 metra ka rënë nga rreth 0,232 gradë Celsius në 0,248.
Është ende e panjohur se si këto ndryshime do të ndikojnë në ekosistemet ose kushtet e motit në sipërfaqen e oqeanit, por duke pasur parasysh shkallën në të cilën qarkullimi dhe temperatura e oqeanit janë të rëndësishme për sistemin tonë global të klimës, ky nuk është saktësisht një lajm i mirë.
“Shpresoj që me këtë informacion të rishikojmë këto të dhëna historikisht të rëndësishme për të përcaktuar se çfarë mund të konkludojmë në lidhje me ndryshueshmërinë e temperaturës në pjesët më të thella të oqeanit. Vazhdimi i monitorimit të këtyre zonave dhe krahasimi i të dhënave nga pajisjet e instaluara në pellgjet e tjera të oqeanit mund të na ndihmojë të gjykojmë nëse aktiviteti njerëzor është përgjegjës për ndryshimet e temperaturës ose nëse është një çështje e ndryshimeve natyrore”, thotë Meinen.
Rezultatet e studimit u botuan në revistën Geophysical Research Letters./bbgreenkosova
Burimi: ScienceAlert
Foto: Pixabay