Më të pasurit emetojnë më shumë dioksid karboni sesa gjysma e popullsisë së botës
Një për qind e pasur e popullsisë së botës emeton mbi dy herë më shumë gazra karboni sesa gjysma e varfër, tregon një studimi i organizatës jofitimprurëse britanike Oxfam.
Raporti u përqendrua në të dhënat nga viti 1990 deri në 2015, kur emisionet e gazrave të dëshme u dyfishuan në botë, vëren Oxfam.
Rezultatet tregojnë se në këtë periudhë, 10 përqin e popullatës më të pasur të botës, rreth 630 milionë njerëz, kanë qenë përgjegjës për 52 përqind të emetimeve të gazrave të karbonit. Një përqindëshi më i pasur, përkatësisht 63 milionë njerëz, emetuan 15 përqind të karbonit dhe gjysma më e varfër e popullsisë së botës vetëm shtatë përqind.
Pasojat katastrofike të krizës klimatike tashmë po ndjehen në shumë pjesë të botës për shkak të sistemit ekonomik që mbështetet në konsumerizëm dhe rritje të vazhdueshme dhe ndanë botën në fitues dhe humbës ekonomikë, paralajmëron Ellen Ehmke nga dega gjermane e Oxfamit.
Të varfërit paguajnë çmimin për konsumin e një pakice të pasur, shtoi Ehmke.
Në Gjermani, 10 përqind e të pasurve, për të qenë të saktë 8.3 milionë njerëz, janë përgjegjës për 26 përqind të emisioneve të gazrave të dëmshëm nga viti 1990 deri më 2015. v
Gjysma më e varfër e popullatës është pesë herë më e numërt, ajo përfshinë 42,5 milionë qytetarë, ndërsa pjesëmarrja e saj në emision është vetëm pak më e lartë – ka qenë 29 përqind.
Fusha kryesore për trajtimin e ndryshimeve klimatike është trafiku, veçanërisht trafiku ajror. Oxfam gjithashtu kritikoi ashpër makinat sportive dhe ato të terrenit, të cilat i rendit në vendin e dytë në listën e gjeneratorëve kryesorë të emisioneve në periudhën nga 2010 në 2018.
“Ne duhet të zgjidhim krizën e klimës dhe pabarazinë së bashku”, përfundon eksperti i Oxfamit për pabarazinë sociale.
Të pasurve duhet kufizuar emetimet e tyre të gazrave të karbonit, ata duhet të investojnë më shumë në infrastrukturën publike dhe të ristrukturojnë ekonomitë e tyre për të arritur një shkallë më të lartë të drejtësisë klimatike, mendon Oxfam.
Një hap i mirë i parë do të ishte taksimi i SUV-ëve dhe njerëzve që udhëtojnë shpesh me aeroplan, sugjeron Ehmke./bbgreenkosova
Burimi: Hina
Foto: Pixsell