Everesti pa plastikë
Foto: BBC
Në mbrojtje të natyrës dhe shëndetit
Ndalohet plastika njëpërdorimsh në Everest nga autoritetet nepaleze. Kjo është përpjekje e re për të zvogëluar mbeturinat e lëna nga alpinistët
Së fundmi, autoritetet nepaleze pastruan 11 tonë mbeturina nga Mali Everest dhe sipas tyre “Kjo do të ndihmojë në pastërtinë e rajonit të Everestit dhe maleve për një kohë të gjatë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë
Masa vjen si një përpjekje për të zvogëluar sasinë e mbeturinave të lëna pas nga alpinistët.Ndalimi do të hyjë në fuqi në komunën Khumbu Pasang Lhamu nga janari i vitit 2020.
Një zyrtar lokal tha për AFP se kjo do të ndihmojë në mbajtjen e rajonit, Everestit dhe pastërtinë e maleve për një kohë të gjatë.
Autoritetet kohët e fundit pastruan 11 ton mbeturina nga Mali Everest. Të gjitha shishet plastike për pirje dhe plastika do të ndalohen në provincë.
Kompanitë e udhëtimit, linjat ajrore dhe Shoqata e Alpinistëve të Nepalit do të punojnë me zyrtarët lokalë për të zbatuar ndalimin.
Ndalimi i plastikës njëpërdorimshe do të hyjë në fuqi prej janarit t ë vitit 2020.
Përveç tjerash Khumbu Pasang Lhamu pret dhjetëra mijëra turistë çdo vit dhe qeveria po prezanton gjithnjë e më shumë masa për të kufizuar efektin që ata kanë në zonë.Aktualisht, marrja e lejes për ngjitjen në malin më të lartë në botë kushton 11.000 dollarë.
Gjithashtu, është sugjeruar rritjen e kësaj shifre në të paktën 35.000 dollarë.Deri tani gjatë vitit 2019 të paktën 11 persona vdiqën ose u zhdukën në majën e Everest, nga një rekord prej 885 persona që u përpoqën të ngjiteshin në Everest.
.