Koronavirusi rrit kërkesën e kanaçeve

Më të rejat

Koha e pandemisë së koronavirusit ka rritur ndjeshëm kërkesën për kanaçe të aluminit, dhe kjo ka nxitur firmat që të shtojnë kapacitetin e prodhimit.

Ku në të gjithë botën baret dhe restorantet u mbyllën po ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, normalisht se konsumatorët u detyruan të blenë pako të mëdha me pije në supermarket, sipas ekezekutivëve të sektorit. Shitjet e ushqimeve të konzervuara u rritën gjithashtu.  Dhe kjo po i jep vrull zhvendosjes drejt kanaçeve të aluminit për pijet, larg shisheve plastike dhe të xhamit.

Prodhuesit thonë se kanaçet e aluminit kanë norma më të lartë të riciklimit se xhami. Coca cola bëri të ditur se produktet si “ Minute maid” dhe “ Cola Zero” mund të jetë e vështirë të gjenden në kanaçe, për shkak të ofertës së kufizuar . Pavarësisht shtimit të kapacitetit zëdhënës të kompanisë thonë se kërkesa është ende shumë e lartë.

Në muajin mars shitjet me pakicë të pijeve në kanaçe u rritën me 24 %, dhe kanë vazhduar trendin që prej ateherë. Ndërsa pjesa e tregut të birrave në kanaçe në Shtetet e Bashkuara u rrit nga 60%  në 67% në tre mujorin e parë dhe qëndroi në 65% në të dytin pavarësisht rihapjes së disa bareve dhe restoranteve.  “Crown Holdings”, një prodhues gjigant i kanaçeve në SHBA, deklaroi se  e përballoi rritjen e kërkesës në Amerikën e Veriut duke importuar kanaçe nga Amerika Latine, ku atje kërkesa ra gjatë pandemisë.

Burimi: Scan

Leave a Reply