Sa vdekje në vit po shkakton ndotja e mjedisit

Më të rejat

Nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) është zbuluar një raport i ri ku tregon se të paktën një në tetë vdekje të evropianëve është rezultat i ndotjes mjedisore.

Raporti i cili mbështet të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi vdekjet dhe sëmundjet, për shkak të ndryshimeve klimatike, ndotja e ajrit dhe zhurmës, ashtu edhe valët e nxehtësisë ndikojnë në shëndetin dhe mirqënien e më të prekshmëve.

“Ekziston një lidhje e qartë midis gjendjes së mjedisit dhe shëndetit të popullates sonë”, tha Stella  Kyriakides, Komisioneri Evropian për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit.  Ndotja e ajrit është nxitësi kryesor i vdekjeve për shkak të faktorëve të mjedisit  në Evropë, duke kontribuar në 400,000 vdekje të parakohshme në vit, sipas EEA. Këto përfshijnë vdekjet nga kanceri i mushkërive, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru. Ndotja nga zhurma vjen e dyta dhe kontribuon në 12,000 vdekje të parakohshme.

Evropa Juglindore dhe Lindore kanë një ndikim më të lartë, me Bosnjën dhe Hercegovinën që ka 27% të vdekjeve që i atribuohen mjedisit. Fraksionet më të ulëta të vdekjeve që i atribuohen mjedisit ishin në Norvegji dhe Island me 9%.  Brenda BE, Rumania, Bullgaria dhe Hungaria kishin pjesën më të lartë të vdekjeve që i atribuohen mjedisit.

Ndërsa ndotja e ajrit të mjedisit në Ballkanin Perëndimor qëndron kështu.

Ndotja e ajrit përbën  zakonisht ndikimin kryesor mjedisor tek vdekjet dhe paaftësia, veçanërisht në qytetet dhe qendrat urbane ku përqëndrimet e ndotjes së ajrit janë shumë të larta. Megjithëse standardet zyrtare të cilësisë së ajrit në Kosovë, Bosnjë dhe Hecegovinë dhe Maqedoninë e Veriut janë mjaft të harmonizuara me standardet e cilësisë së ajrit të Bashkimit Evropian (BE), njerëzit në rajon zakonisht thithin më shumë ajër të ndotur nga grimcat toksike sesa fqinjët e tyre në Evropën Perëndimore.

Për Ballkanin Përëndimor, ngrohja e banesave është burimi më i madh i emetimeve të ndotjes në shkallë vendi, me nivele të shpeshta ekstreme dhe shumë toksike të ndotjes gjatë muajve të dimrit. Këto emetime nuk pritet të bien për aq kohë sa burimet kryesore të ngrohjes së familjeve janë lëndët djegëse të ngurta- kryeshisht druri i shkallës së ulët dhe qymyri (linjit), por edhe mbetjet e ngurta dhe peletat e gomës , të cilat janë të paligjshme për ngrohjen e shtëpive- dhe për aq kohë sa soba dhe kaldaja janë joefikase.

Ndikimet në Shëndet dhe Kostot Ekonomike

Ndotja e ajrit është shkaktar  veçanërisht në sëmundjet kardiovaskulare (KV) dhe pulmonare është i dokumentuar mire.  Ekspozimi ndaj PM2.5 është vecanërisht i rrezikshëm për shëndetin e njeriut sepse këto grimca e gjejnë rrugën e tyre të thellë në mushkëri dhe në gjak duke e çuar në sëmundje dhe vdekje.

Vdekjet e parakoshme dhe sëmundjet e shkaktuara nga ndotja e ajrit mund të rezultojnë në rritjen e shpenzimeve shëndetësore dhe uljen e produktivitetit të punës; por ajo ndikon negativisht edhe në të nxënit njohës, një kërcnim serioz për fëmijet dhe të rinjtë.

Ndotja e ajrit është faktori kryesor i rrezikut mjedisor, duke shkaktuar vdekje dhe aftësi të kufizuara në Ballkanin Perëndimor.  Është vlerësuar se për shkak të ekspozimit ndaj ndotjes PM2.5 të ajrit të mjedisit, 3,300 njerëz vdesin para kohe çdo vit në B&H; 1,600 njerëz në Maqedoninë e Veriut; dhe 760 njerëz në Kosovë.

Rreth 80-90 përqind e këtyre vdekjeve janë nga sëmundja kardiovaskulare (KV) (goditje dhe sëmundje ishemike të zemrës ( IHD). Shumica e vdekjeve të lidhura me cilësinë e ajrit janë të përsonave në moshë produktive, në grupmoshën 50-70 vjeç.

Kostoja vjetore ekonomike që shoqërohet me dëmtimin e shëndetit nga ndotja e ajrit në  B&H, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, të tre vendet e modeluara të Ballkanit Perëndimor, shkonte në një vlerë të barasvlefshme nga 3.6 deri ne 8.2 përqind e PBB-së- në 2016 mesatarisht 240 milion dollarë amerikanë dhe 1.38 miliardë dollarë amerikanë.

Burimi: Euronews /Scan / worldbank/

Leave a Reply