Ngrohja e Arktikut është nënvlerësuar
Një studim i ri nga University of Copenhagen ka zbuluar se Arktiku po ngrohet me një normë shumë më të lartë se sa që pritej.
Shkencëtarët e Universitetit të Kopenhagës, në magazinën Nature Climate Change publikuan një studim të ri mbi Akrtikun, dhe ata raportuan se temperaturat në Oqeanin Arktik midis Kanadasë, Rusisë dhe Evropës po rriten me më shumë shpejtësi se sa që është parashikuar.
Sipas studimit temperaturat mesatare janë rritur me një gradë në çdo dekadë gjatë 40 viteve të fundit.
“Analizat tona të situatës së Oqeanit Arktik tregojnë se ne e kemi nënvlerësuar qartë shkallën e rritjes së temperaturave në atmosferën më të afërt me nivelin e detit, gjë që përfundimisht ka bërë që akulli i detit të zhduket më shpejt nga sa kishim parashikuar,” Tha bashkëautori i studimit, Profesor Jens Hesselbjerg Christensen.
Ekipi hulumtues e krahasoi ngrohjen e tanishme të Arktikut me luhatjet historike të klimës që ndodhën në Grenlandë gjatë epokës së akullit midis 120,000 dhe 11,000 vite më parë.
Ai vuri në dukje se rëndësia e rritjes së pjerrët të temperaturës duhet studiuar ende, dhe se është i nevojshëm fokusi dhe vëmendja në ngrohjen e Arktikut dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike.
“Ndryshimet e temperaturave dhe të klimës po ndodhin kaq shpejt gjatë muajve të verës sa që akulli ka të ngjarë të zhduket shumë më shpejt nga sa është parashikuar. Ne duhet të vazhdojmë të monitorojmë nga afër ndryshimet e temperaturës dhe të përfshijmë proceset e duhura klimatike në këto modele. ” Tha Christensen.
Ai gjithashtu shpjegoi se zbatimi me sukses i reduktimeve të nevojshme në emetimet e gazrave serë për të përmbushur Marrëveshjen e Parisit është thelbësore për të siguruar një Arktik të mbushur me akull deti gjatë gjithë vitit. /bbgreenkosova./
Burimi: Earth.com