Nuk janë gjetur gjurmë nafte në trupat e delfinëve të vrarë në Mauritius

Më të rejat

Shkaku i vdekjes i rreth njëzetë deflinëve të gjetur në plazh në Mauricius afër vendit të derdhjes së naftës është i panjohur, pasi që në dy prej kafshëve nuk janë gjetur gjurmë nafte, ka treguar obuksioni preliminar të enjten.

“Rezultatet preliminare tregojnë se kafshët nuk kanë pasur gjurmë të hidrokarbureve as në sistemin e frymëmarrjes, as në lëkurë, fyt apo lukth”, tregon raporti.

Shtatë delfinë të tjerë të vdekur janë gjetur në plazh në Mauritius të enjten, një ditë pasi oqeani hodhi 17 trupa pranë një njolle nafte të anijes japoneze, e cila ngeci në shkëmbinj koralorë.

Autopsia u krye nga Qendra qeveritare Albion për hulumtimin e fondit të peshkut (AFRC).

Vetëm dy nga shtatëmbëdhjetë delfinët e gjetur të mërkurën i janë nënshtruar autopsisë deri më tani, shton raporti, dhe duket se ka lëndime në trupat e tyre.

Njolla e naftës rrjedh nga bordi i anijes japoneze të ngarkesave MV Wakashio, e cila ngeci në cektinë më 25 korrik dhe filloi të rrjedh naftë prej saj një javë më vonë. Anija u mbyt të hënën.

Greenpeace i bëri thirrje qeverisë së Mauritiusit të hapë një “hetim urgjent për të përcaktuar shkakun e vdekjes së delfinëve dhe nëse kjo ka ndonjë lidhje me rrjedhjen e naftës nga Wakashio”.

Shkalla aktuale e incidentit është ende duke u përcaktuar, por shkencëtarët kanë paralajmëruar tashmë për një katastrofë të madhe ekologjike që mund të ndikojë negativisht në ekonominë e varur nga turizmi të këtij shteti ishull për dekada./bbgreenkosova

Burimi: Hina
Foto: Reuters

Leave a Reply