Perimet të cilat zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër

Bimët, Më të rejat

Në një studim të ri nga Universiteti Edith Cowan, është zbuluar se pse perime të caktuara si brokoli dhe lakra janë të dobishme për shëndetin e zemrës. Hulumtimi sugjeron që disa nga perimet më pak të njohura e të përdorura, të njohura si perimet e kryqëzuara, ndihmojnë për të parandaluar zhvillimin e sëmundjeve të enëve të gjakut.

Autorja kryesore e studimit, Dr. Lauren Blekkenhorst tha se kishte diçka intriguese në lidhje me perimet e kryqëzuara, dhe studimi aktual po hedh dritë mbi këtë ide.

“Tani kemi zbuluar se gratë e moshuara që konsumojnë sasi më të madhe të perimeve të kryqëzuara çdo ditë, kanë shanse më të ulëta për të pasur një kalcifikim të gjerë në aortën e tyre.” Tha ajo gjatë një interviste. “Një përbërës i veçantë që gjendet me bollëk në këto perime është vitamina K e cila mund të ndikojë në frenimin e procesit të kalcifikimit që ndodh në enët tona të gjakut.”

Studimi tregoi se konsumimi më i lartë i brokolit, lakrës dhe perimeve të tjera të kryqëzuara shoqërohet me më pak sëmundje të enëve të gjakut tek njerëzit e moshuar.

Hetimi u përqëndrua në rreth 700 gra të moshuara në Australinë Perëndimore që ishin rekrutuar për një studim në grup në 1998.

Studiuesit zbuluan se gratë me më shumë sasi të këtyre perimeve në dietën e tyre kishin një rrezik të ulur të grumbullonin një sasi të rrezikshme kalciumi në aortën e tyre, një shenjë kryesore për sëmundjen strukturore të enëve të gjakut. Ky grumbullim i depozitave të yndyrave të kalciumit mund të zvogëlojë rrjedhën e gjakut që qarkullon nëpër trup, i cili është një shkak kryesor i sulmit në zemër ose goditje në tru.

Dr Blekkenhorst tha që gratë në këtë studim konsumonin më shumë se 45 gramë perime të kryqëzuara çdo ditë.

Por kjo nuk do të thotë se perimet e vetme që duhet të hamë janë brokoli dhe lakra. Ne duhet të hamë një larmi perimesh çdo ditë për një shëndet të mirë të përgjithshëm. /bbgreenkosova./

Burimi: Earth.com

Leave a Reply