Kimikati që gjendet në plastikë është shkaku i vdekjes së parakohshme

Më të rejat

Kimikati Bisfenol A, ose BPA, i cili është në përbërje të shisheve plastike, sipas studimeve është i lidhur me çështje të shumta shëndetësore për shkak se ky kimikat prish funksionet e hormoneve.

Përveç që ka ndikim në peshën e ulët të lindjes dhe çrregullimet e trurit tek foshnjat dhe fëmijët, dhe sëmundje të zemrës, një studim i ri ka zbuluar se kimikati ka ndikim të madh në vdekje të parakohshme, raportoi Newsweek.

Studimi, botuar në revistën JAMA Network Open, vuri në dukje se BPA është aq i zakonshëm sa që 90 përqind e mostrave të urinës nga popullata e përgjithshme përmbajnë sasi të këtij kimikati. Newsweek vuri në dukje se BPA është i përhapur në shumë lloje të plastikës dhe të rrëshirave. Përveç artikujve të lartpërmendur, gjendet edhe në pajisje sportive, pajisje mjekësore dhe në gypa uji.

Për të kuptuar rolin që ekspozimi BPA mund të luajë në vdekjen e parakohshme, një grup studiuesish të udhëhequr nga Wei Bao, një ndihmës profesor në Kolegjin e Shëndetit Publik në Universitetin e Iowa, studiuan afër 4,000 njerëz të rritur në studim të cilët morën pjesë nga viti 2003 deri në vitin 2008, raportoi Newsweek.

Një dekadë pas studimit, gati 10 përqind e pjesëmarrësve kishin vdekur. Studiuesit zbuluan se njerëzit me nivelet më të larta të BPA kishin një rrezik 51 përqind më të lartë të vdekjes, qoftë nga kanceri, sëmundja e zemrës apo nga një aksident, raportoi Newsweek.

Fred Davis, një profesor i asociuar në kiminë organike në Universitetin e Reading, i cili nuk punoi në studim, i tha Newsweek, “Ky punim do të shtojë shqetësim në lidhje me sigurinë e produkteve që përmbajnë monomer BPA.”

Është e mundur që njerëzit sot kanë më pak ekspozim ndaj BPA në krahasim me 2003, kur filloi studimi. Sidoqoftë, kimikati përdoret akoma, zakonisht në paketime e mbëstjellës të kanaçeve të aluminit dhe enëve e pijeve. /bbgreenkosova./

Burimi: Ecowatch.com

Leave a Reply