Metoda e re që mund të krijojë ujë të pijshëm për vetëm 30 minuta

Ajri, Uji, Toka

Teknologjia e re e cila e bën ujin e detit të pijshëm duke përdorur rrezet e diellit.

Edhe pse sipërfaqet e tokës përbëhen nga 71% ujë, shumë prej tij nuk është i pijshëm, por një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë sapo ka zbuluar një teknologji të re që është në gjendje të shndërrojë ujërat e detit në ujë të pijshëm të sigurt dhe të pastër në më pak se 30 minuta, duke përdorur kornizat metalike organike dhe rrezet e diellit.

Kornizat metalike organike, ose MOF janë materiale tepër poroze me sipërfaqe shumë të larta, dhe në këtë rast, ekipi i studiuesve zhvilloi një MOF krejtësisht të ri, të quajtur PSP-MIL-53, i cili është në gjendje të bllokojë papastërtitë dhe kripën nga deti dhe uji i ndotur.

Për më tepër, e gjithë kjo u arrit në nën 30 minuta dhe duke përdorur shumë më pak energji sesa në metodat e tjera të heqjes së kripës në ujë.

“Heqja e kripës në ujërat detare është përdorur për të adresuar mungesat e ujit globalisht”, tha autori kryesor i zbulimit, Huanting Wang në një deklaratë për shtyp.

“Për shkak të disponueshmërisë së ujit të detit, dhe për shkak se proceset e heqjes së kripës janë të besueshme, ky uj i trajtuar mund të vendoset brenda sistemeve ujore ekzistuese me rreziqe minimale për shëndetin,” vazhdoi ai.

“Drita e diellit është burimi më i bollshëm dhe i rinovueshëm i energjisë në Tokë.”, Shpjegon profesori Wang. “Zhvillimi ynë i një procesi të ri të heqjes së kripës të bazuar përmes përdorimit të dritës së diellit për rigjenerim siguron një zgjidhje të efektshme për energji dhe mjedis të qëndrueshëm dhe për ujë të sigurt . “

Burimi: interestingengineering.com

Leave a Reply