Ndotja e ajrit i dëmton bletët
Ajri i ndotur paraqet një kërcënim shëndetësor për këta polenizues të rëndësishëm.
Bletët janë në rënie të shpejtë në të gjithë globin, të rrezikuara nga pesticidet, sëmundjet dhe mungesa e burimeve të larmishme ushqimore, tani ndotja e ajrit mund të shtohet në listën e rreziqeve. Një studim i ri i bletëve në Indi zbulon se ndotja e ajrit dëmton sjelljen, mbijetesën dhe shëndetin e bletëve.
Gati tre të katërtat e bimëve të mbjella në botë varen nga bletët dhe polenizuesit e tjerë. Ndërsa popullsia e bletëve po bie, shkencëtarët filluan të studiojnë shkaktarët e rënies së popullsisë. Shannon Olsson dhe ekipi i saj në Qendrën Kombëtare të Shkencave Biologjike të Indisë dyshuan se ndotja e ajrit mund të ndikonte në shëndetin e bletëve.
“Edhe pse ekziston literaturë e madhe mbi ndotjen e ajrit dhe ndikimin e ndotjes në shëndetin e njeriut, ka shumë pak shkencëtarë që kanë studiuar efektet e tij fiziologjike në organizmat e tjerë si bletët”, thotë Geetha Thimmegowda, një ekologe dhe pjesëtare e studimit.
Studiuesit zgjodhën vende të ndryshme që përfaqësojnë nivele të larta, të moderuara, të ulëta dhe rurale të ndotjes së ajrit, dhe morën bleta nga çdo njëri vend e i sollën në laborator për studimin e tyre. Ata thanë se gjetën dy herë më shumë bletë që vizitonin lulet e një peme të zakonshme në vende rurale sesa në vende me më shumë ndotje. Nën mikroskopin elektronik, Thimmegowda pa që bletët nga vendi shumë i ndotur kishin organe të mbuluar nga grimca të vockla me metale toksike shumë herë më shumë se në krahasim me bletët nga vendet e tjera.
Për më tepër, bletët nga vendet shumë më të ndotura kanë më shumë të ngjarë të kenë rrahje të parregullta në zemër. Ekspozimi më i lartë i ndotjes së ajrit ndryshoi gjithashtu shprehjen e gjeneve të përfshira në stres, funksionin imunitar dhe metabolizmin e tyre, të gjitha të rëndësishme për mbijetesën. “Shumë prej këtyre ndryshimeve gjenetike janë gjithashtu shkak ndaj ekspozimeve ndaj pesticideve,” thotë Thimmegowda.
Studimi tregon se ndotja e ajrit nuk ka një ndikim të vetëm tek bletët, por ndikime të rrezikshme shëndetësore në çdo organizëm. /bbgreenkosova./
Burimi: cen.acs.org