Rreziku nga ujërat toksike

Ajri, Uji, Toka, Degradimi i natyrës, Më të rejat

Mbeturinat e kanë ndotur ujin, banorët më nuk mund të bëjnë as peshkim.

Dikur një fushë sporti e shëtitjesh për nxënësat e këtij vendi, sot kjo tokë 10 hektarëshe, e mbushur me mbetje toksike nga materiale ndërtuese e mbeturina të ndryshme, dhe nga gërryerja e tepërt dhe marrja e tokës se cila e ka zgjeruar shtratin e lumit, po e prish ekosistemin në këtë vend.

Në fshatin Qifllak të Komunës Rahovec, në sipërfaqet e fushave gjendet kjo pjesë e mbytur nga uji i cili është shkaktuar nga gërryerja ilegale e tokës, e përveç kësaj aty hidhen mbetjet e materialeve punuese dhe mbeturinat e ngurta.

Ky vend ka një sipërfaqe të madhe të ujit, prej ku toka që ishte dikur është marrë për ndërtim, është ndotur nga mbeturinat që po hidhen pa kontrroll në të, i cili përveç se është shumë i ndotur, nuk mund të bëhet as peshkim në të, gjë që më herët ka qenë e mundur, nga ndotja e madhe dhe nxehtësia, verës kjo gjë është e pamundur.

”Ne bëjmë peshkim, por vetëm dimrit kur uji është më i pastërt, e verës është e pamundur”, kishte thënë një banor i këtij vendi, Ali Thaçi gjatë një interviste.

Sipas banorëve të këtij vendi, ata kanë bërë ankesa dhe thirrje për këtë rast në komunë , dhe kanë bërë thirrje gjithashtu në inspektoriatin e mineraleve dhe minierave të Kosovës, por nuk kanë patur përgjigjje, dhe kjo situatë është neglizhuar.

“ Bëjnë ankesa, bëjnë ankesa të gjithë, unë vet kam bërë ankesë, por se ka marrë parasysh askush këtë qështje”. “ Zakonisht gërryerja e tokës bëhet nga banorë të vendeve tjera pa leje.” kishte thënë Ali Thaçi. “Mbeturinat gjuhen ilegalisht, ne të gjithë paguajmë taksa për mbeturina të cilat hedhen rregullisht, por njerëzit hedhjet e mëdha, zakonisht te ndërtimeve i hedhin aty” tha ai.

”Ka mundësi se ministria me komisionin e pavarur për miniera kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe me një farë mënyre i kanë ndaluar marrjen e pakontrrolluar dhe ilegale të tokës, por nuk e dijmë ende deri ku kanë mbërri.” tha Biondina Rama, eksperte e mjedisit në Komunën e Rahovecit, gjatë një interviste.

Përveç ndotjes së madhe dhe ndikimit të saj në shëndetin e banorëve të këtij vendi, ky vend paraqet rrezik të madh edhe në një mënyrë tjetër. Para disa viteve, një banor i këtij fshati është mbytur në këto ujëra, i cili ra aksidentalisht me automjetin e tij në ujë.

Ky vend është një sipërfaqe e cila me pak inciativë mund të pastrohet dhe të përmirësohet, dhe nëse vetëdijësohen banorët që të mos e dëmtojnë këtë vend, atëherë situata e tij por edhe mjedisi në këtë vend do të përmirësohej, për shkak këto ujëra gjenden shumë afër shtëpive dhe vendbanimeve, prandaj për shëndetin e natyrës, dhe shëndetin e banorëve duhet marrë inciativë për pastrimin e tij. /bbgreenkosova/.

Leave a Reply