Ndryshimet e klimës përgjegjëse për valët e nxehtësisë ekstreme në Siberi
Një studim i atributit ka dhënë dëshminë deri më tash më të fuqishme se njeriu ndikon në ngrohjen globale
Gjashtë muajt e kaluar në Siberi është shënuar temperaturë jashtëzakonisht e lartë, e cila, pos tjerash, ka shkaktuar edhe zjarre të mëdha të pyjeve, për çka kemi shkruar. Këtë muaj është publikuar, siç bën të ditur BBC-ja, edhe hulumtimi i cili tregon se valët e nxehta të Siberisë janë tregues i padyshimtë i ndryshimeve klimatike, të cilat i ka shkaktuar njeru.
Prapa studimit qëndron një ekip ndërkombëtar, të cilin e udhëheq zyra meteorogjike britanike Met Office, e, siç thonë ata, vala e nxehtësisë e cila sivjet e ka përfshirë Siberinë do të ishte gati e pamunur pa ndikimin njerëzor. Më saktësisht, ky ekip ka vërtetuar se në këtë regjion temperatura nga fillimi i vitit e deri në fund të qershorit ka qenë mesatarisht më e lartë për mbi 5 gradë Celsius se sa është e rëndomtë, ndërsa pa aktivitetin njerëzor kjo do të mund të ndodhte njëherë në 80.000 vjet. Duke pasur parasysh gjendjen e tanishme të klimës, është e pritur se këso valësh ekstreme të nxehtësisë mund të ngjajnë njëherë në 130 vjet. Kjo do të thotë se ndryshimet klimatike për rreth 600 herë e kanë shtuar mundësinë që Siberia këtë vit ta përfshijë temperaturë aq e lartë.
Ky studim i atributit deri më tash ka dhënë dëshminë më të fuqishme se njeriu ndikon në ngrohjen globale. Hulumtimet e këtij lloji, përndryshe, përcaktojnë ndikimin e njeriut në klimë nëpërmjet ngjarjeve të veçanta ekstreme të motit.
Për valën e nxehtësisë në Siberi, si edhe për motin më të ftohtë që në atë periudhë është shënuar në siujdhesën e Ballkanit, përgjegjës është fenomeni i bllokimit të valëve të Rozbit. Pos zjarreve të mëdha dhe lirimit të dioksidit të karbonit dhe gazrave tjera të dëmshme, temperatura e lartë në Siberi ka shkaktuar edhe shkrirjen e shtuar të permafrostit dhe dukurisë së tufave të molave, të cilat e dëmtojnë drurin, e pastaj ai digjet edhe më lehtë.
Shkencëtarët i ka shqetësuar sidomos për përshtatjen me kushtet e reja klimatike sepse, siç kanë thënë ata për BBC-në, në shumë vende ekosistemet lokale dhe komunitetet njerëore, nuk janë të mësuar e as të përgatitur për ngjarje të tilla të motit./bbgreenkosova
Burimi: BBC
Foto: Getty Images