Një konvertor i ri hibrid përdor nxehtësinë dhe rrezet e diellit për të krijuar energji

Më të rejat

Është krijuar një pajisje e re hibrid e cila energjinë e diellit e konverton për të krijuar energji elektrike si dhe avull gjithashtu.

Kjo pajisje është ideale për shkak se punon me kosto të ulët dhe funksionon në një mënyrë shumë efikase e cila i mundëson industrisë së energjisë që të shfrytëzojë energjinë diellore në masë të madhe. Ekipi i studiuesëve nga Universiteti Tulane i publikuan këto zbulime në revistën Cell Reports Physical Science.

Mbledhja e energjisë diellore nga panelet diellore është mënyra më e përdorur, ekzistojnë edhe përqendrues diellor që e sfrytëzojnë energjinë e diellit në vend të dritës së tij, për të krijuar energji elektrike. Në përgjithësi këto metoda janë përdorur veçmas, ka pasur edhe hibride që janë munduar ti përdorin të dyja metoda njëkohësisht, por nuk kanë pasur kosto të ulët dhe kanë shfrytëzuar pak energji.

Kurse tani Universiteti i Tulane e ka bërë të mundur që këto hibridë ti krijojë ashtu që të shrytëzojnë energji të madhe dhe të kushtojnë pak.

Në këtë pajisje ekziston një pjesë e pasqyruar e cila rrezet e diellit i përcjell në kutinë në mes të pajisjes. Pataj në fund të kësaj pajisje gjenden disa qeliza diellore të kryqëzuara të cilat rrezet ultraviolet i kthejnë në energji elektrike, pastaj pajisja e mbledh energjinë e nxehtësisë në një marrës të veçantë termal e kështu nxehtësia kthehet në avull. Avulli i kapur mund të nxehet derinë 248 gradë celcius e cila është një shkallë shumë më e lartë se mbledhësit e tjerë të energjisë termike. prandaj kjo pajisje është mjaft e fortë që të punojë edhe në nivele industriale.

E përveç kësaj, kjo pajisje është me kosto efektive, pasi që përshkallëzohet plotësisht ajo funksionon me 3 centë për kilovat orë. /bbgreenkosova./

Burimi: Interesting engineering

Leave a Reply