Arena e parë e sportit në botë me emetim zero të karbonit

Më të rejat

Arena e sportit në Sietël ka narrë emrin Climate Pledge Arena dhe është arena e parë neutrale për nga karboni në botë, e cila do të mund të vërë standarde të reja për ndërtimin e gjelbër të objekteve sportive.

Me helikopter, më 8 korrik është hequr shenja me emrin e mëparshëm, Key Arena, nga kulmi i hallës sportive në Sietël, e cila tash mban emrin Climate Pledge Arena (pledge – zotim). Të drejtën në emër e ka blerë Amazoni, ndërsa e ka zgjedhur drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie Jeff Bezos, me qëllim që të tregojë për rëndësinë e ndërmarrjes së hapave të duhur në luftë kundër ndryshimeve të klimës.

Krahas asaj që Amazoni ka paralajmëruar se deri në vitin 2040 do të bëhet kompani neutrale në karbon, është planifikuar që edhe Arena në Sietël me 18.100 ulëse të jetë arena e parë në botë e certifikuar si neutrale për nga karboni, e cila do të furnizohet ekskluzivisht me energji të ripërtëritshme, pjesërisht nëpërmjet paneleve solare në vendngjarje, e pjesërisht nga burime të ripërtëritshme jashtë lokacionit të arenës.

Të gjitha ngjarjet të cilat do të organizohen në këtë hallë do të kenë emision zero të dioksidit të karbonit, sepse do të investohet në projekte për pyllëzim, të cilët nga atmosfera do të evitojnë sasinë përkatëse të dioksidit të karbonit.

Pos kësaj, Climate Pledge Arena do të heqë nga përdorimi plastikën për një përdorim deri në vitin 2024, ndërsa shpirta për hedhurinë na këtë stadium më nuk do të ketë. Ato do t’i zëvendësojnë shportat për kompostim e reciklim, ndërsa uji i mbledhur i shiut do të shërbejë për të bërë akullin.

Hapësirat e mëdha si arenat sportive janë edhe konsumues të mëdhenj energjie e resursesh, prandaj është me rëndësi të gjendet mënyrë e qëndrueshme e zhvillimit, e cila do t’i kontribuojë qëllimeve klimatike, por njëkohësisht edhe të zvogëlojë shpenzimet.

Ndonëse Climate Pledge Arena mund të jetë e para në botë e cila do të arrijë emisionin zerio të dioksidit të karbonit, nuk është rast i vetmuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Disa nga shembujt janë Mercedes-Benz Stadium në Atlanta, i cili shpenzon 29 për qind më pak energji në krahasim me stadiumet standarde, si Lincoln Financial Field në Filadelfia, ku 33 për qind e energjisë elektrike nga shpenzimi i përgjithshëm vjetor prodhohet me ndihmën e 11.108 paneleve solare.

Mos të harrojmë edhe se Amazoni në qershorin e këtij viti ka publikuar 2020 Sustainability Report, raport në të cilin thuhet se emisionet e kësaj kompanie janë rritur për 15 për qind në krahasim me një vit paraprak./bbgreenkosova

Burimi: CNBC
Foto: Climate Pledge Arena

Leave a Reply