Lamat mund të jenë qelësi i terapisë imunitare ndaj Coronavirus.
Shkenctarët në institutin Rosalind Franklin kanë përdorur antitrupat e një lama për të krijuar një terapi që rrit imunitetin ndaj Covid 19.
Ky “koktel antitrupash” I krijuar nga lamat mund të hyjë në prova klinike brenda disa muajve.
Ky krijim është publikuar në Nature Structural and Molecular Biology dhe thotë se përfshin antitrupa të lamës, të cilat janë më të vogla dhe më të thjeshta se antitrupat e njeriut, dhe prandaj ato mund të ridizajnohen.
Profesori James Naismith, drejtori i institutit e përshkroi këtë teknikë mjekimi si një “qelës” që do të ndihmojë në terapi ndaj Corona virusit. “Në laborator ne mund të krijojmë antitrupa të cilët e luftojnë virusin jashtëzakonisht mirë, më mirë se çdo gjë që kemi provuar më herët”, tha ai.
këto antitrupa janë pjesë e sistemit imunitar adaptiv të njeriut, janë molekula të cilat krijohen për të luftuar kundër bakterieve apo viruseve që shfaqen në trup. Ky lloj i terapisë e rrit sistemin imunitar të njeriut të sëmurë me anë të antitrupave të cilët janë adaptuar ndaj virusit. Tani më është vërtetuar se gjaku i personave të shëruar nga virusi mund të ndihmojë në gjetjen e terapisë, por shkencëtarët besojnë se kjo terapi me anë të antitrupave të lamave do të krijojë anitrupa specifik për këtë virus.
Ky ekip është duke planifikuar që këto antitrupa ti testojë në kafshë gjatë kësaj vere, e më vonë gjatë vitit edhe në njerëz. /bbgreenkosova./
Burimi: https://www.bbc.com/news/science-environment-53369103